Kryemadhi takime me të rinjtë: LSI dëshiron të krijojë mundësi për ta, të bëjnë Shqipërinë shtëpi për veten dhe familjen e tyre

284
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se ka zhvilluar takime me disa të rinj gjatë ditës së sotme.

Kryemadhi thekson se LSI dëshiron që të krijojë mundësi për rininë, që ata të mund të qëndrojnë dhe të bëjnë jetë të shëndetshme për veten dhe familjet e tyre.

Postimi i kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi:

Ndërsa Kryetari i Bashkisë dhe PS i përçmon dhe i mban larg djemtë dhe të rinjtë e Shqipërisë, LSI dëshiron të krijojë mundësi për të rinjtë tanë, në mënyrë që ata të drejtojnë vendin tonë dhe ta bëjnë Shqipërinë shtëpi për veten dhe familjet e tyre.