Qytetarja ankohet për zhurmat, efektivët e policisë: Futu brenda ose do të çojmë me dhunë tek pesa

340
Sigal

Një qytetare banuese në zonën e Golemit, ka vendosur që të filmojë disa efektivë polici, me të cilët përballet prej muajsh, pasi ankohet për zhurmën që bën aspiratori në një konteiner ndërtimi aty pranë. Në videon e publikuar nga JOQ, kuptohet që gruaja ka dalë në dritare dhe ankohet sërish për zhurmat. Përgjigjia që merr nga efektivët, është se ajo bën mirë të futet brenda, pasi do ta marrin me dhunë dhe do ta çojnë tek spitali ku trajtohen personat me probleme të shëndetit mendor.

Pjesë nga biseda

Gruaja: Kush është inspektori i zonës këtu?
Polici: Ik se e ke te komisariati…
Gruaja: Kam tre vjet që kur ka filluar ai ndërtimi që ankohem.
Polici: Ti po ti…
Gruaja: Nuk ja fus kot unë jo…rrugaç qenke rrugaç ti, je dhe polic shteti.
Polici: Futu moj mrena aty budallaqe…
Gruaja: Mos më thuaj mua budallaqe se të erdhi tjetri
Polici: Shko ore dreq
Gruaja: Vazhdi se e ke mirë…
Polici: Le njerëzit pa gjumë mi
Gruaja: Ik ore bëj detyrën ti se nuk kam lënë njeri pa gjumë unë…shikoje se po të vjen patrulla tjetër…
Polici: Do shkosh me dhunë në spital moj, me dhunë, do të marr do të të çoj tek pesa.
Gruaja: S’keni turp rrugeçër, merrni nënat tuaja dhe gratë tuaja ju jo mua, të më hash mu***.
Polici: O DJ mos e hap më…
Gruaja: Sa të dua do ta hap…Do ja shqyej të gjithë shtëpinë, vazhdoni vazhdoni…