Kryemadhi : Sot duhet të jemi të gjitha bashkë për të ardhmen e fëmijëve tanë

155
Sigal

Gjatë takimit në Laç, Kryemadhi prezantoi dhe Ertila Gjinin e cila do të garojë për LSI-në, zgjedhjet e 25 prillit, në Bashkinë e Kurbinit.

Pjesë nga takimi :

Ne sot jemi këtu për prezantimin e Ertila Gjini Nikolla, e cila do të garojë për LSI-në, sepse mendoj që sot më shumë se kurrë, jo se ne nuk kemi besim te burrat por kemi besim te forca e gruas, te energjia e gruas. Unë ndihem e privilegjuar kur me Tilën dakordësuam që ajo do e merrte përsipër këtë sfidë. E di që është një sfidë shumë e vështirë, mision impossible quhet për shumë gra dhe vajza por me suportin e të gjitha grave dhe vajzave të Kurbinit ne do ta realizojmë sepse dhe fuqia ime ka qenë gjithmonë të gratë dhe vajzat. Besoj te forca e Tilës, besoj te kurajo, te profesionalizmi i saj, besoj te forca juaj që do ti gjendeni asaj sepse në fund të fundit ne sot duhet të jemi të gjitha bashkë për të ardhmen e fëmijëve tanë.
Ne jo pa qëllim e piketuam Ertilën si ekonomiste sepse dhe programi ynë e ka ekonominë në bazë dhe ajo që ne duam është që kur shpjegojmë prioritetet, rimbursimin e 5% të shpenzimeve për të formalizuar ekonominë në mënyrë të tillë që të ndihmojmë menjëherë xhepat e familjeve të shqiptarëve, tavolinat e tyre dhe nga ana tjetër të fillojmë formalizimin e ekonomisë që krijon hapësira për vende të reja pune. Ashtu sikurse një nga problemet më të mëdha sot është që fëmijët tanë sot duan të ikin nga Shqipëria sepse nuk shikojnë asnjë lloj mundësie, mungesa e punësimit, mungesa e mundësive për të zhvilluar ekonominë dhe programi nga bebja në bebe na krijon ne hapësirën dhe mundësinë për ta zhvilluar dhe ripopulluar Shqipërinë sepse për herë të parë në Shqipëri kemi vdekshmërinë më të madhe sesa lindshmërinë.