Kryemadhi shkon në zyrën e Bashës. Çfarë biseduan për një orë

419
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me kreun e PD, Lulzim Basha.
Takimi është zhvilluar në ambientet e selisë së PD dhe ka zgjatuar për rreth 1 orë. Kryemadhi shoqërohej nga kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili.
Mesohet se në fokus të takimit ka qene seanca parlamentare e së enjtes, ku liderët e opozitës kanë koordininuar qëndrimin e tyre.
Takimi mes Bashes dhe Kryemadhit u zhvillua para mbledhjes së grupit të PD, i planifikuar për në orën 13:00.
Kujtojmë se para disa ditësh, opozita e bashkuar zhvilloi një protestë duke bllokuar 4 akse rrugore kryesore kundër rritjes së taksave. Protestat e opozitës parashikojnë edhe mosbindje civile deri në largimin e kësaj qeverie.
Sigal