Kryemadhi: Realitet i dhimbshëm, falje për këtë realitet të hidhur

662
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka reaguar pas ngjarjes në Bulqizë, ku u asfiksuan 60 nxënës. Kryemadhi shkruan se është një realitet i dhimbshëm, Bulqiza e pasurive të mëdha është e varfër dhe sot është përballuar me një tragjedi të radhës. Më tej Kryemadhi ndihet fajtore për realitetin e hidhur dhe kërkon falje. “Bulqiza e pasurive të mëdha, njëherësh dhe realiteti i dhimbjeve dhe varfërisë së pacak është ballafaquar sot me tragjedinë e radhës: dhjetëra fëmijë janë helmuar nga tymi, por fatmirësisht ka dashur Zoti të shpëtojnë! Nuk më mbetet tjetër, vetëm të kërkoj falje për këtë realitet të hidhur që kemi instaluar të gjithë bashkë në këto 27 vjet dhe t’i lutem Zotit të na japë kurajën të luftojmë dhe të përpiqemi për të ndryshuar këtë realitet të hidhur.”, shkruan Kryemadhi.
Sigal