Rama reklamon progresin për sigurinë ushqimore, qytetarët: Po helmohemi dy herë në ditë

480
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e ditës së djeshme duke reklamuar përmirësimin e sigurisë ushqimore. Ai ka publikuar videon që gjeni më poshtë në Facebook, ku shkruan, “Mirëmëngjes dhe me këtë pasqyrim të progresit të bërë për sigurinë ushqimore në 45 ditët e para të mandatit të ri, ju uroj një ditë të mbarë”.
Por ky postim i tij ka ngjallur revoltën e komentuesve, të cilët i janë kthyer ashpër.
“Vetëm për mishin bëhet fjalë apo do vazhdojnë dhe me prodhimet e tjera?! Sepse po helmohemi 2 herë në ditë, sa herë që do vijmë në Shqipëri”, shkruan një qytetar.
Një tjetër shton, “Mashtro, mashtro se i lindur për të mashtruar je. Ti je vetë kazani, Shqipëria do mbetet, mashtrues si ti do ikin”. “Publicitet, realiteti në rrugët e Shqipërisë është krejt tjetër”, shkruan një tjetër qytetar.
Sigal