Kryemadhi: Prioriteti i LSI, krijimi i vendeve të reja të punës dhe kthimi i rinisë, LSI aspiron për të qenë forcë e parë

213
Sigal

Më tej gjatë intervistë, Kryemadhi tha se LSI aspiron për të qenë forcë e parë dhe se prioriteti i tyre është krimijmi i vendeve të reja të punës dhe kthimi i rinisë.

“Duke pasur parasysh që 99% e shqiptarëve duan të jenë anëtarë të Bashkimit Europian. Se sa është objektivi i LSI-së, të jeni të bindur dhe normal që LSI aspiron për të qenë forcë e parë. Del në luftë dhe në garë qër të qenë forcë e parë, por janë qytetarët ata që do ta vendosin me votën e tyre. Di të them që në të gjitha takimet që ne bëjmë, në të gjitha bisedat që kemi me qytetarët, shikojmë një inat mund të themi, një urrejtje, gjë që më vjen shumë keq për Rilindjen sepse nuk i ka mbajtur premtimet.”,- tha më tej Kryemadhi.

Pjesë nga intervista: 

Gazetari: Ka një synim LSI në këto zgjedhje? Është prioritet marrja e sa më shumë mandatave apo të jetë forcë qeverisëse?

Kryemadhi: Synimi i LSI është të mbajë fjalën në angazhimet e veta në 5 prioritetet kryesore të cilat janë të premtuara nga LSI për tu realizuar në 5 muajt e parë të qeverisjes. Nuk është çështje mandatesh apo pushteti. Prioriteti i LSI është kthimi i të rinjve dhe të rejave në Shqipëri, krijimi i vendeve të reja të punës. Krijimi i vendeve të punës me pagë të mirëpaguar dhe rikthimi i normalitetit dhe rikthimi i klimës së biznesit për zhvillimin e ekonomisë dhe aq më shumë procesi i hapjes së negociatave sepse mendojmë që integrimi evropian për Shqipërinë është shumë i rëndësishëm.
Duke pasur parasysh që 99% e shqiptarëve duan të jenë anëtarë të Bashkimit Europian. Se sa është objektivi i LSI-së, të jeni të bindur dhe normal që LSI aspiron për të qenë forcë e parë. Del në luftë dhe në garë qër të qenë forcë e parë, por janë qytetarët ata që do ta vendosin me votën e tyre. Di të them që në të gjitha takimet që ne bëjmë, në të gjitha bisedat që kemi me qytetarët, shikojmë një inat mund të themi, një urrejtje, gjë që më vjen shumë keq për Rilindjen sepse nuk i ka mbajtur premtimet.
Unë isha në Belsh dhe kur pashë kryetarin e Shoqatës së Duhanit, kishte një fletëpalosje të 2013, ku Rilindja angazhohej jo vetëm për krijimin e 150 mijë vendeve të reja të punës në fshat, por kishte edhe për dhënien e tapisë 4 vjeçarin e parë, gjë që as njëra as tjetra nuk u bë, as në 4 vjeçarin e parë e as në të dytin. Në 4 vjeçarin e parë kemi parasysh që ne për ato angazhime që ne morëm përsipër i qëndruam. Po marrim rastin e Gramshit, ju e patë vetë kur erdhët këtu, ajo rrugë është bërë nga LSI. Edhe në debatin që ka pasur në Parlament, edhe në debatin që është diskutuar në komisione, rruga Cërrik-Gramsh është bërë me iniciativën e LSI-së, deputetin e zonës në atë kohë zotin Edmond Haxhinasto, së bashku me Dashamir Xhikën, që ka qenë drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të rrugëve, të cilët bënë rrugën për të ardhur në Gramsh.
Çfarë ndodh? Rilindja mund të thotë kemi bërë këtë e këtë, por faktikisht po të shikosh diskutimet që janë bërë në Parlament, do të shikosh që deputetët e Rilindjes, atë po diskutonim edhe me grupin e mediave për të nxjerrë arkivat sesi deputetët e Rilindjes votonin kundër. Edhe deputetët e zonës, edhe të Gramshit e të Cërrikut, votonin kundër ndërtimit të rrugës Cërrik-Gramsh. Ndërkohë që ne si LSI qëndruam fort dhe e realizuam. Për të mos vazhduar pastaj për angazhimet e njerëzve, që e tha edhe profesor Ladi, edhe pse në fakt nuk do të më takonte mua ta thoja këtu, që qyteti i Gramshit sot ka 24 orë ujë për shkak të fjalës së dhënë dhe që e mbajti Ilir Meta në atë kohë kur ishte kryeministër i Shqipërisë dhe sot Gramshi është me ujë.
Për të folur pastaj për pallatin që u dogj në Gramsh, që nuk u mor përsipër jo vetëm për t’i ndihmuar, por as dokumentat, as lejen e ndërtimit nuk ua jepnin për të bërë pa këto pagesat, këto tarifat e tmerrshme që ka vënë Edi Rama për të ndërtuar një çati, për të ndërtuar një dritare, për të rregulluar një fasadë, duhet të paguash paratë e dynjasë. As atë nuk ua jepnin qytetarëve të Gramshit që iu dogj pallati dhe LSI në shenjë solidariteti në bashkëpunim me të gjithë biznesmenët e Gramshit, me njerëz dashamirës, e ndërtuan dhe e bënë këtë gjë.
Pra janë disa gjëra, kur sot qytetarët vendosen përballë dy alternativave. Një alternativë e asaj që ka premtuar dhe jo vetëm që nuk ka realizuar asgjë, por u ka grabitur edhe ëndrrat e tyre. Dhe një alternativë tjetër që fjalën që e jep, e mban deri në fund dhe e realizon atë. Pra sot ata që nuk mbajnë premtimet t’i ndëshkojnë me votë dhe ata që mbajnë premtimet t’i vlerësojnë me votë. Dhe unë e ndjej këtë, pavarësisht se këtu presioni është i jashtëzakonshëm nëpërmjet ndihmës ekonomike, ku familje të tëra janë me ndihmë ekonomike dhe i kërcënojnë, apo familje mjaft të varfra që nuk i japim kempin, apo duke i kërcënuar me problematika të tjera.
Ka probleme pafund, por 25 prilli do t’i japë fund këtij lloj presioni, sepse vërtetë në pamje të jashtme, ditën për diell, kur shikojnë që kanë policinë rreth e qark, spiunët, e të tjerë e të tjerë, janë nën presion. Pandemia na e ka krijuar këtë mundësi, reagimi i tyre është i jashtëzakonshëm dhe në fakt një nga detyrat tona si LSI është që ne duhet të ulim gjuhën e urrejtjes kur flasim me njerëzit, sepse njerëzit kanë një urrejtje jashtëzakonisht të madhe edhe për pushtetin vendor, edhe për atë qendror, sepse jo vetëm i kanë gënjyer, por edhe i kanë shfrytëzuar dhe i kanë denigruar, më pas edhe i kanë flakur në rrugë njerëzit.