Koalicioni i Vëzhguesve: Tentativa për blerje vote në Dibër

448
Koalicioni i Vëzhguesve Vendor tha sot sot përmes një deklarate se fushata për zgjedhjet në Dibër po shkon drejt një precipitimi artificial, duke e zhvendosur konfliktin e krerëve të politikës në një garë lokale. Në reagim flitet edhe për blerjen e votës, por sipas këtij koalicioni deri më tani nuk ka një komunikim zyrtar publik prej policisë.
“Deri më tani, janë bërë disa akuza prej subjekteve zgjedhore dhe janë paraqitur disa dëshmi mediatike për raste intimidimi votuesish apo drejtimi dhe blerje vote. Për këto raste nuk ka patur një komunikim zyrtar publik prej Policisë së Shtetit apo prej Prokurorisë së Rrethit, të cilat duhet të investohen sa më parë dhe me forcë në zbardhjen dhe ndjekjen e përgjegjësve, nëse rrethanat e bëra publike qëndrojnë të vërteta”, thuhet në reagim. Në zgjedhjet e pjesshme në Dibër kandidon Sherefedin Shehu nga PD dhe Muharem Rama nga PS.
Sigal