Meta mbështet Dashamir Xhikën: I përkushtuar për të sjellë ndryshim në qarkun e Elbasanit

43
Sigal

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, mbështet Dashamir Xhikën si kandidat për deputet në qarkun e Elbasanit, në kuadër të koalicionit opozitar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Meta thotë se Xhika është një nga themeluesit e Partisë së Lirisë dhe një figurë me eksperiencë të gjatë në shërbim të komunitetit. “Me arsimim cilësor brenda dhe jashtë vendit, si dhe me një angazhim të pandërprerë për zhvillimin e Elbasanit, Dashamiri është njeriu i duhur për të përfaqësuar qytetarët me dinjitet në Kuvend,” tha Meta.

Elbasani, një nga qarqet me histori dhe potencial të madh, sipas Metës, ka nevojë për përfaqësues të vendosur dhe me vizion.

“Dashamir Xhika është i përkushtuar për të sjellë ndryshim dhe përmirësim të jetesës së qytetarëve të qarkut Elbasan. Ai do të përfaqësojë me qetësi, urtësi dhe përkushtim vlerat më të mira të komunitetit elbasanas,” u shpreh Meta, duke i uruar atij suksese në këtë garë elektorale.

Dashamir Xhika garon me numrin 1 në listën e koalicionit “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në qarkun Elbasan.