Kryemadhi: Nuk kanë nevojë njerëzit për qendër tregtare. Njerëzit këtu kanë nevojë për bukë edhe shtëpi

282
Sigal

Ju i keni të gjitha vërtetimet hipotekore e para, ai këtë nuk e tjetërson dot. Ai edhe po të bëjë vendim qeverie që gjasme po të tjetërson pronën ty, më e pakta që duhet të bëjë, duhet të bëjë shpronësim me çmimin e tregut dhe e dyta ai nuk mund të të tjetërsojë pronën ty nga kjo çmim reference që ka këtu në kombinat me çmimin e referencës të Vaqarit. Pra ai nuk mund të bëjë presionin dhe të përfitojë nga fukarallëku i njerëzve se i ka varfëruar njerëzit i ka lënë pa punë, pa katandi, pa gjë dhe nuk ju del për zot edhe i përçan. Këtë gjë ai nuk e bën dot, kështu e para gjë që do bëjmë ne është një sqarim se ku jemi dhe çfarë gjendje është, e dyta është që secili nga ju të rishikojë edhe njëherë certifikatat që në mënyrë të tillë për të bllokuar ose për të paditur ose për të kërkuar sqarim se çfarë po ndodh me gjendjen edhe me fondin, sepse në një komunë që kemi qenë ne jemi takuar atje me banorët, a e di se çfarë kanë bërë ju kanë thënë ne do ju japim 22 milionë lekë në letra, ju do merrni 5 milionë lekë.
Është e vërtetë apo jo, ja e shikoni dhe përveç asaj ka edhe një gjë tjetër dhe nuk ja u hipotekojnë si pronë shtëpi, pra i thotë ti je këtu për 99 vjet. Pse çfarë jam unë, koncesionar, toka e babait e gjyshit e të gjithëve me radhë, e merr ti dhe e tjetërson pronën. Prandaj ne na duhet dhe bashkë edhe më të gjithë, për fat të mirë kemi edhe hoxhën që është shumë pozitiv dhe dashamirës për ta zgjidhur këtë problem dhe të gjithë bashkë të angazhohemi në mënyrë të tillë që të krijojmë bllokadën institucionale, për sa i përket kësaj. Pastaj pjesa e dytë është, këtë fond që ky zotëria do ua vendosë familjeve të pupuliteve, po e quaj se quhet e gjithë zona, sa është? Se ju mund ta bëni vetë një komitet të banorëve dhe e ndërtoni vetë. Pse duhet ta ndërtojë një firmë ndërtimi që të marrë 30% fitim të bëjë dhe tender lali Eri që të ndajë dhe lekë lali Eri kur ju me gjysmën e parave që tenderon lali Eri ju mund ta ndërtoni vetë dhe e ndërtoni shtëpinë sipas rregullave.
Pse duhet të paguani ju taksa për Bashkinë? Pse duhet të paguani ju taksë për këtë, taksë për atë siç paguajnë të gjithë firmat e ndërtimit që kanë fitimet për sa i përket pallatit. Ju e ndërtoni vetë sepse jeni punëtorë vetë. Ju keni ndërtuar kombinatin tekstil, s’po ndërtokeni dot shtëpitë tuaja.
E para njëherë ne nuk mund t’i lejojmë ata që të tallen me ju. E dyta, ajo që mendojmë ne se është më e rëndësishmja është që këta nuk mund të vazhdojnë më, mbasi mbaruan punë gjithë gjërat, mbaruan punë me naftën, e patë se çfarë bëjnë ato gratë e shkreta atje, kanë hyrë në grevë urie dhe do fusin fëmijët. Kanë 20 muaj që nuk marrin rrogat edhe tallen. I japin tendera burrave ministreve nga 8 milion, nga 10 milion euro dhe nuk i japin rrogat naftëtarëve atje që punojnë në helm.
Tani vijnë këtu dhe duan të marrin kolibet e hallexhinjve këtu ke pupulitet, se kolibe janë këto. Ne e dimë shumë mirë. Ti nuk mund të më marrësh mua gjakun dhe djersën time. Pra kanë kaluar çdo limit. Ajo që them unë, 25 prilli nuk është larg. Unë nuk dua të flas për vota sepse ajo është puna juaj, por të paktën deri më 25 prill barrikadë do t’iu bëhet. Do t’ia përmendim orë e minutë e sekondë.
Kjo është detyra ime, e Floidës dhe e gjithë të tjerëve. Ne kemi detyrë që t’iu dalim për krah, të vijmë këtu me ju, të vazhdojmë, të ecim. Unë do t’i kërkoj prapë dhe Bashkisë së Tiranës dhe do t’u bëj një letër. Do i bëj letër dhe Prokurorisë, do i bëj letër dhe hipotekave sepse në bazë të kujt ligji kërkon ai tjetërsimin e pronës. Si mund të heqë ai certifikatën nga emri jot dhe në emër të kujt do e bëj ai këtë? Të ndonjë firme ndërtimi? Do të pastrojë ndonjë para droge këtu ai që do të ndërtojë qendër tregtare? Po nuk kanë nevojë këtu njerëzit për qendër tregtare. Njerëzit këtu kanë nevojë për bukë edhe për shtëpia. Kjo është shumë e thjeshtë.
 Banori 1: Ne e dimë që njerëzit janë futur në një lloj paniku me këtë çështjen e tërmetit dhe për më tepër për zgjidhjen që nuk po i jepet. Plus që po na i mbyllin edhe dyert e nuk po na sqarojnë, kemi dëgjuar që duan të na transferojnë nga këtu e të na çojnë diku tjetër.
Aq më tepër ne kemi lindur e jemi rritur këtu, kjo tokë për ne është e shenjtë dhe nuk mund të na heqin që këtej e të na çojnë diku tjetër. Në kërkojmë që nëse është në plan për t’u prishur, duam që ta ndërtojnë po këtu ku jemi, të marrë secili atë që i takon, biznesi të klasifikohet si biznes, shtëpive t’u krijohet mundësia. Me një fjalë t’ia gjithin hallet njerëzve, jo t’ia vështirësojnë jetën. Asgjë më tepër nuk kërkojmë. Këto tulla janë blerë me gjak. Kështu që nuk mund ta tolerojmë një gjë të tillë. Të gjithë banorët nuk kanë për ta lejuar një gjë të tillë.

Banori 2: Ne kërkojmë që këto pallatet këtu, se vjen nëntori u bë një vit, dhe nuk është dukur asnjë njeri. As sesi do bëhet, as sesi nuk do bëhet, as se do shkoni në Vaqarr, as se do rrini këtu ku jeni. Nuk na ka sqaruar asnjë njeri, e po bëhet viti. Tani, të braktis pronën këtu, të iki me bonus qiraje, e të lë pronën time këtu, që ka punuar nëna, babai, motra, vëllai, jemi rritur ne, po bëhemi gjyshër, e tani të braktisësh shtëpinë e të shkosh në Vaqarr. Mund të më spostosh 200 metra më poshtë, mjafton që unë të jem brenda Kombinatit. Nëse planimetria mund të jetë që këtu të bëhet diçka, mund të më spostosh 200 metra, por jo të më dërgosh në Vaqarr dhe unë të braktis pronën e prindërve të mi që kanë punuar gjithë jetën. Ne këtë kërkojmë, ne duam që këtu ku jemi, të rrimë akoma.