Lulzim Basha konkretizon premtimin për zhvendosjen e stacionit të trenit

416
Sigal

Bashkia e Tiranës  realizon zhvendosjen e  linjës e tensionit të lartë  nga bulevardi “Zogu i Parë”

Bashkia, transport falas nga Tirana në Vorë, për përdoruesit e linjës së trenit

Nisja e punimeve për bulevardin e ri të Tiranës ka diktuar nevojën e nisjes së zhvendosjes së shinave të trenit. Për këtë arsye, duke nisur nga dita e Hënë, Stacioni i Trenit do të zhvendoset në Vorë. Për t’u krijuar të gjithë lehtësirat e nevojshme udhëtarëve që përdorin linjën e trenit për të udhëtuar, Bashkia e Tiranës do të vërë në dispozicion autobusë  falas, për transportin e pasagjerëve të trenit, nga Tirana në Vorë dhe anasjelltas. Nisja e autobusëve bëhet nga stacioni aktual i trenit, sipas orareve të nisjes së trenit dhe anasjelltas. Për të përdorur shërbimin falas të autobusëve, pasagjerët duhet të kenë biletën e trenit ose abonenë që i identifikon si përdorues të linjës së trenit. Zhvendosja e shinave të trenit, përveç se i hap rrugën realizimit të një projekti strategjik, siç është ndërtimi i bulevardit të ri, do t’i japë fund ankthit të banorëve që jetojnë përgjatë zonës ku shtrihen shinat e trenit. Aksidente të shumta, me pasojë edhe humbje jete njerëzish janë shkaktuar në këtë zonë, si pasojë e kalimit të qytetarëve dhe automjeteve mbi shinat e trenit. Kryebashkiaku Basha ua premtoi banorëve të kësaj zone, zhvendosjen e shinave të trenit, në vitin 2011, një premtim që do të kthehet në realitet, duke nisur nga dita e hënë. Investimi që e pason këtë hap të parë, pra ndërtimi i bulevardit të ri do të sjellë një cilësi të re jete për banorët, mundësi për punësim dhe zhvillim ekonomik.

Pas 15 vjetësh, Basha realizon premtimin e dhënë qytetarëve për linjën e tensionit të lartë

Zhvendosja e kësaj linje, një shqetësim i madh i banorëve të kësaj zone ishte një premtim i Kryebashkiakut Basha, bërë gjatë fushatës elektorale në vitin 2011. Për shkak të kompleksitetit të punës, për futjen nën tokë të kësaj linje, Bashkia e Tiranës ka marrë një ekip të specializuar nga jashtë si dhe po bashkëpunon me OST-në. Ekspertët e huaj e kanë konsideruar punën në zhvendosjen e linjës së tensionit të larte, si një ndërhyrje “kirurgjikale”. Zhvendosja do të përfundojë tërësisht brenda javës së parë të shtatorit. Drejtori i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Projekteve Strategjike dhe Investimeve të Huaja, Henrik Hysenbegasi tha se, punimet po kryhen nga një firmë e specializuar zvicerane, në bashkëpunim me ekspertë të OST-së. “Punimet po kryhen nga një firmë e specializuar zvicerane, duke përdorur teknologjinë e fundit. Jemi në pikën përfundimtare, ku kryhet lidhja e kabllove. Brenda pak ditësh do të mundësojmë vënien në efiçencë të linjës nëntokësore, “Tirana-1” – nënstacioni-Qendër dhe me vënien në efiçencë të kësaj linje do të mundësohet edhe zhvendosja e linjës ajrore të tensionit të lartë përgjatë bulevardit “Zogu i Parë”, deri në vazhdim tek stacionin Tirana-1” – u shpreh Hysenbegasi. Drejtori i njësisë operative për Tiranën, pranë OST-së, Sali Toçilla ka falënderuar Bashkinë e Tiranës, për këtë investim me parametra bashkëkohorë dhe që i përgjigjet zhvillimit perspektiv të rrjetit të rajonit. “Linja e re ka një gjatësi prej 2.3 km, është ndërtuar me parametra bashkëkohorë dhe i përgjigjet zhvillimit perspektiv të rrjetit të rajonit. Gjejmë rastin të falënderojmë Bashkinë e Tiranës, që bëri të mundur zbatimin e këtij projekti kaq të rëndësishëm për qytetarët e Tiranës”, – theksoi Toçilla.