Kryemadhi: Njërëzit duan të shikojnë mundësinë dhe shpresën, ka dëshirë për t’u angazhuar dhe ndryshuar këtë realitet

239
Sigal

Kryemadhi me banorët e Njësisë 3 (2)

Gjëja e parë që njerëzit duan të shikojnë është cila është shpresa, cila është mundësia. E vetmja pikë e fundit sot që ka ngelur, është mundësia për ta ndryshuar atë gjë. Dhe unë jam e bindur që mundësi dhe shanse ka, mjafton të kesh dëshirën e mirë për t’i bërë gjërat. Ashtu sikurse nis një biznes, që gjithmonë e nis me vështirësi. Ashtu edhe nga ana tjetër pushteti të ofron lehtësira dhe infrastrukturën ta bën komode, kjo është pozitive. Por kur shteti të krijon bllokim nga ana tjetër kjo është e pamundur. Po të njëjtën gjë ndjejmë edhe me studentët, që me të vërtetë universiteti është online, por sa produktivë do jenë studentët kur të dalin nga bankat e shkollës, nga kjo gjë. Ja ku kemi edhe punonjësen e bankës, e shikojmë që çdo ditë e më shumë kreditë po kthehen në kredi të këqija, sepse njerëzit nuk kanë mundësi për t’i paguar dhe fillojnë dhe vendosen në listën e zezë të bankave për t’u ndihmuar dhe për ta rikuperuar. Megjithatë po të vazhdojmë të përmendim gjithë këtë negativitet që e ka rrethuar jetën shoqërore të Shqipërisë, unë jam e bindur që do të jetë një energji negative.
Unë dua të shikoj anën tjetër të medaljes, nuk dua të shikoj anën e keqe. Dua të shikoj anën pozitive të dëshirës së mirë që kanë njerëzit për t’u angazhuar, por edhe për ta zgjeruar rrethin shoqëror të bashkëpunimit.

 

Unë them që 106 ditë janë, nuk ka për të ikur asnjë. Do t’i kthejmë edhe ata që kanë ikur. Dje e thamë dhe atë që ne kemi diskutuar për ligjin e Arsimit të Lartë, ju si e mendoni? Sepse dje ishim me disa profesorë dhe pedagogë të Universitetit të Tiranës dhe po diskutonim që ligji i Arsimit të Lartë ka qenë një nga pikat kyçe të debateve midis universitetit dhe qeverisë vetë. Ajo që thamë ne është që ligjin duhet ta shkruajnë dhe ta vendosin vetë universitetet publike, në bashkëpunim me ato private, por publiket janë lokomotiva.
Shumë shpejt jemi gati të mbyllim një marrëveshje le ta quajmë, midis strukturave tona, por edhe për vetë LSI-në është e panegociueshme si pikë ligji i Arsimit të Lartë. Ne duam ta depolitizojmë. Politika duhet t’i shërbejë, duhet të jetë një urë kalimi e universiteteve tona drejt një standardizimi dhe konsolidimi, apo edhe rritjes së autoritetit të universiteteve.