Kryemadhi: Në Tiranë probleme me shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti, zgjedhje selektive nga njësitë administrative

182
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në takimin me banorët e Zall Bastarit (Pjesa 1)

Ajo që është e rëndësishme për ne të gjithë është që jo vetëm të evidentojmë problematikat, por edhe t’i japim zgjidhje atyre. Ne dhe 92 ditë na ndajnë nga gjithë ai proces që është shumë i rëndësishëm për sa i përket ndryshimit të të gjithë situatës. Dhe një nga problemet kryesore që ka çdo qytetar, Në Tiranë ke taksat shumë të larta, kosto e jetesës është shumë e lartë, çmimi i lartë i naftës, po kështu mungesa e infrastrukturës dhe e ndihmës së shtetit, qoftë në shërbimin mjekësor, qoftë në arsim, e ndjejnë dhe banorët e Zall Bastarit. Apo edhe për urat, që bëjnë lidhjen e fshatrave dhe që garantojnë shitjen e prodhimit, apo funksionimin e një biznesi e të tjera me radhë.
Ashtu sikurse po përsëri çështja e tërmetit është kthyer në një çështje me dy standarde. Një standard tjetër është për sa i përket atyre që janë të lidhur me drejtuesin e Njësisë Administrative, Bashkinë apo një strukturë politikë, kur ndërkohë të gjithë qytetarët që në momentin që paguajnë taksa në mënyrë të barabartë, edhe shteti duhet të jetë i barabartë me ta. Ashtu sikurse përzgjedhjen selektive të banorëve të cilët kanë të bëjnë me ndërtimin apo ndihmesën për shkak të rindërtimit, duhet të jemi shumë të kujdesshëm, por edhe t’i evidentojmë, në mënyrë të tillë që ne t’u japim shansin dhe mundësinë të gjithë njerëzve për t’u përfshirë dhe për të marrë atë ndihmë që u takon nga shteti.