IGJEUM: Priten rreshje intensive për tre ditë, mund të ketë vërshime të lumenjve dhe rrëshqitje dherash

208
Sigal

Instituti i Gjeoshkencave ka parashikuar se në tre ditët e ardhshme vendi do të përfshihet në kushte të paqëndrueshme, ku priten rreshje shiu intensive.

Nga llogaritjet hidrologjike  të IGJEUM,  këto reshje do të sjellin rritje të prurjeve dhe niveleve në Lumenjtë Drin-Buna, Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Vjosa. Në pjesët e sipërme të këtyre baseneve lumorë, mund të ketë vërshime të shpejta të përrenjve dhe lumenjve më të vegjël të shoqëruara edhe me rrëshqitje të dherave, kryesisht në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër.

Parashikimi nga IGJEUM:

RESHJET 

Sot pasdite (e shtunë, dt. 23) dhe nesër (e diel, dt. 24) priten reshje intensive në qarqet Shkodër dhe Gjirokastër por lokalisht shumë intensive në qarkun Shkodër. Ndërsa në pjesën tjetër të qarqeve priten reshje mesatare por lokalisht intensive në Kukës, Lezhë, Berat, Korçë dhe Vlorë. Reshjet pritet të jenë të shoqëruara dhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në veri dhe verilindje të vendit, sot dhe nesër reshjet priten të jenë edhe në formë dëbore në lartësitë më të mëdha se 500 mbi nivelin e detit.

TEMPERATURAT

Nesër (e diel, dt. 24) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 8 / 13 °C

në vendet e ulëta: 6 / 14 °C

në vendet malore: 0 / 7 °C

ERA

Sot pasdite (e shtunë, dt. 23) dhe nesër (e diel, dt. 24) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.