Ushtronte aktivitetin këmbimit valutor pa licencë, procedohet penalisht 65-vjeçari në Korçë

154
Sigal

Policia e Korçës ka proceduar penalisht një 65-vjeçar pasi ushtronte veprimtari financiare pa licencë.

Sipas policisë 65-vjeçari S.M ushtronte veprimtarinë e këmbimit valutor pa licencë, ndërkohë që i është sekuestruar edhe një shumë e konsiderueshme parash.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “Informaliteti”, për goditjen e ushtrimit të veprimtarive financiare pa licencë. 

Ushtronte aktivitetin e këmbimit valutor pa licencën përkatëse, procedohet penalisht.

Sekuestrohen shuma të konsiderueshme parash, të prerjeve të ndryshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Korçë, në vijim të operacionit të koduar “Informaliteti”, për goditjen e ushtrimit të aktiviteteve financiare informale, proceduan penalisht në gjendje të lirë për shtetasin S. M., 65 vjeç, banues në Korçë.   

Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 7, Korçë, duke ushtruar veprimtarinë e këmbimit valutor, pa licencë. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit S. M. iu gjetën shuma të konsiderueshme parash, të prerjeve të ndryshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.