Kapet me 5 kg kokainë

667
Policia italiane ka vënë në pranga ditën e djeshme një shqiptar, i cili është kapur me kokainë.
Siç bëjnë me dije mediat italiane, bëhet fjalë për 28-vjeçarin, Ergo Koçi, i cili është arrestuar në Palermo, pasi gjatë kontrollit të makinës që drejtonte, atij iu sekuestruan 5 kg kokainë.
Droga me një vlerë prej 1 milion e 250 mijë euro ishte fshehur brenda tubit të ajrit të kondicionerit të makinës.
Policia sekuestroi drogën, ndërsa vuri në pranga shqiptarin, i cili pritet që brenda disa ditëve të dalë para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë
Sigal