Presidenti Meta: Pastrimi i parave të mafias në kullat e Tiranës. Institucionet të hetojnë!

253
Sigal

Prononcim për mediat i Presidentit Meta nga qyteti i Durrësit

Pyetje: Zoti President, në lidhje me mediat italiane dhe ngjarjen e fundit në përfshirjen e disa zyrtarë të lartë shqiptarë, në çështje të pastrimit të parave. Cili është komenti Juaj? Mendoni se SPAK-u, duhet të nisi hetim për këtë çështje..?

 

Presidenti Meta: Pa asnjë diskutim, problemi i pastrimit të parave është tashmë një problem i njohur nga të gjithë dhe i konfirmuar nga shumë institucione ndërkombëtare, që bëjnë vlerësime apo kategorizimin  e vendeve të caktuara në këtë drejtim.

Të gjitha çështjet, që i referohen zhvillimit më të fundit në Itali dhe të drejtësisë  italiane, për gjithçka që ka të bëjë më Shqipërinë, padyshim duhet të ndiqen menjëherë edhe nga  institucionet tona.

Pyetje: Zoti President, para dy ditësh Ministria e Jashtme, shpalli non grata, një diplomat të ambasadës Ruse. Keni ndonjë koment?

 

Presidenti Meta: Nuk kam asnjë koment. Besoj se, Ministria ka pasur arsyet dhe argumentet e saj për të bërë këtë veprim.