Monika Kryemadhi në Fier: Në tetë vite qeveria nuk bëri asgjë për të rinjtë

431
Sigal

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar këtë mbrëmje një takim me të rinjtë në Fier. Gjatë bisedës me ta, Kryemadhi ka akuzuar sërish qeverinë se braktisi të rinjtë.

Siç thekson, kryetarja e LSI në tetë vite kjo qeveri asnjë një i ri nuk u fut në Parlament, apo të drejtonte ndonjë institucion.

“Rilindja nuk bëri gjë tjetër veçse i detyroi të rinjtë të largohen. Kujtohet për ta vetëm kur ka nevojë. Kujtohet kur shikon kur dikush tjetër merret me ta. Në 8 vite nuk pamë asnjë të ri apo të re që të hynte në parlamentin e Rilindjes. Nuk pamë një të ri që të drejtonte një institucion. Nuk dua të ndalem se çfarë ka bërë Rilindja me të rinjtë. Themeli i LSI janë të rinjtë. Ne besojmë tek ju. Vetëm kështu ne mund të jemi mëtë sigurtë. Sot kemi një realitet të zymtë. Kur dëgjova Gerin, thashë ka shpresë Monika!

Besa Shahini shkatërroi jo vetëm arsimin, por e degjeneroi. Janë me qindra mijëra maturantë në të gjithë Shqipërinë, janë ata që kanë mbaruar maturën dhe do të jenë maturantë të cilët nuk kanë asnjë lloj garancie. Një nga problemet kryesore që kanë maturantët është se janë në punë për shkak të vështirësive ekonomike”, u shpreh Kryemadhi.