Zjarri në Beirut një muaj pas shpërthimit, presidenti: Mund të jete sabotim ose incident

235
Sigal

Presidenti i Libanit, Michel Aoun, tha sot se zjarri i madh në portin e Beirutit mund të ketë qenë “akt i qëllimshëm sabotimi” ose incident.

“Zjarri i sotëm mund të ketë qenë akt i qëllimshëm i sabotimit, rezultat i ndonjë gabimi teknik, injorancës apo neglizhencës. Në të gjitha rastet, shkaku duhet të dihet sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë presidenti Aoun.

Zjarri masiv ra sot, më shumë se një muaj pas shpërthimit tragjik në port. Rreth 191 persona u vranë mijëra të tjerë mbetën të plagosur kur 2.750 ton nitrat amoni që ruhej në një depo në port për gati shtatë vjet, shpërtheu në 4 gusht.