Muzeu i refuzon hyrjen studentes për shkak të këtij fustani

290
Sigal

Musée d’Orsay, është një nga muzetë më të mëdhenj të Parisit, në galeritë e të cilit shfaqen disa nga nudot më të famshme në botë, u akuzua së fundmi për diskriminim dhe seksizëm pasi i refuzoi hyrjen një studenteje për shkak të fustanit.

Një zyrtar i zellshëm, sipas të cilit jeta nuk imiton artin, i tha studentes së letërsisë, emri i të cilës është Jeanne, se “rregullat janë rregulla” dhe e urdhëroi atë të mbulonte dekoltenë nëse dëshironte të hynte në Musée d’Orsay.

Jeanne përshkruan ndjenjën e turpit teksa gjithë stafi shihte dekoltenë e saj. “Unë pyeta se çfarë po ndodhte, por askush nuk u përgjigj. Ata shihnin gjinjtë e mi. Nuk po e kuptoja se çfarë po ndodhte”,- shtoi ajo.

Në letër, ajo thekson se rrotull kishte edhe vajza të tjera, për shembull një prej tyre kishte zbuluar barkun përmes një bluze crop-top, por askush nuk i tha gjë. Jeanne e përfundoi letrën duke thënë “Unë nuk jam një turp. Standardet tuaja të dyfishta nuk duhet të jenë pengesë për qasjen time në kulturë dhe njohuri”.