Mozzik feston sot ditëlindjen por Getinjo ka dy fjalë zemre për vëllain e tij

175
Sigal

Reperi Mozzik feston sot ditëlindjen. Ai mbush 27 vjeç.

Reperi i njohur ka marrë urime të shumta në këtë ditë të shënuar për të por sigurisht që nuk mund të mungonte dhe një urim nga vëllai i tij, Getinjo.

Urimi i Getinjos ishte mjaft i ndjerë dhe plot dashuri.

“Urime ditëlindjen gjaku im, të rujt Zoti gjithmonë bashkë me neve. Të dua”, shkruan Getinjo teksa ka publikuar një foto në story të Mozzik.

Image

Ndërkohë, reperi i njohur është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes! Ai ka publikuar këngën më të fundit të titulluar “Të dua”, një dedikim për vajzën e tij, Hanën.

Në këtë këngë reperi shprehte keqardhje e dhimbje për faktin që s’mund të ishte i pranishëm sa do të donte ai në jetën e Hanës, sepse prindërit e saj u ndanë shumë të rinj.

Arsyeja pse u ndanë? “Më mirë s’po e tregoj se është shumë e rëndë” thotë Mozzik, ndaj dyshimet nisën menjëherë. Fansat aluduan për një tradhti nga Loredana, duke qenë se Mozzik shfaqej i revoltuar në rreshtat e tij.

As Loredana s’ka ndenjur duarkryq por i ka dhënë mundësi ndjekësve në Instagram ta pyesin, ndërsa i është përgjigjur disa pyetjeve pikante.

“A e lejon ajo Mozzik ta takojë Hanën”?

“Ai mund ta takojë dhe ta marrë Hanën sa herë ka dëshirë! S’ka qenë kurrë ndryshe. Duhet ta pyesësh si është puna”.