Kryemadhi i përgjigje Ramës: Vota për LSI-në është votë për të ardhmen

432
Ndërsa kryeministri Rama ka vënë në shënjestër aleatin e tij kryesor Lëvizjen Socialiste për Integrim, duke kërkuar nga qytetarët, që votat mos të shkojnë për partitë e vogla, numri dy i LSI-së Monika Kryemadhi ka shpjeguar, se përse vota për këtë parti është votë për të ardhmen e vendit. 
Monika Kryemadhi: 
“Vota për LSI-në është vota për të ardhmen e fëmijëve dhe të të rinjve dhe të të rejave të Prrenjasit. Vota për LSI-në sot është votë për një Shqipëri më të mirë, më të begatë. Për një familje më të shëndetshme dhe mbi të gjitha, për një Shqipëri me të ardhme të ndritur. Ky është shansi ynë. T’ia japim këtë shans LSI-së, në mënyrë që t’ia japim shansin Shqipërisë, që të jetë e barabartë me të gjitha vendet e tjera evropiane”.
Një kundërpërgjigje indirekte ka dhënë edhe Edmond Haxhinasto, kur tha se politika duhet të jetë shërbëtore e qytetarëve.
Edmond Haxhinasto: 
“Nëse duam që politika të jetë shërbëtore e qytetarëve, duhet të votojmë LSI-në. Nëse duam që rinia të ketë të ardhme, të ketë mundësi, të ketë shanse, duhet të votojmë LSI-në”! 
Në programin e saj, LSI parashikon më shumë vende pune për të rinjtë, ulje taksash dhe një edukim më cilësor.
Sigal