Andi Bushati përplaset me Grida Dumën: O servilë të Ambasadave, e hodhët kufomën e Sali Berishës tek këmbët e Edi Ramës

366
Sigal

Andi Bushati është përplasur dje me Grida Dumën, për përjashtimin e Sali Berishës.

Duma: Nuk kemi me Amerikën marrëdhënie patronazhiste.

Bushati: Ju i dhuruat deputetin tuaj kundërshtarit, Ja hodhët kufomën e Saliut, Edi Ramës nën këmbë.

Duma: Nëse do ishte kështu nuk do ishte pezullim.

Bushati: Për të ruajtur karriget tuaja i dorëzuat Berishën, Edi Ramës. Mirë e bëtë, se sic e the ti unë nuk kam ndonjë afeksion për Sali Berishën.

Duma: Ne kemi Ambasadën amerikane me vete.

Bushati: Ambasada e SHBA është tallur me PD dhe po e trajton si të gjithë partitë e kapura në këtë vend. Poshtë servilët e Ambasadave.

Duma: Nuk jemi servilë të Ambasadave. Jemi në raport me partnerin më të madh të Ambasadave.

Bushati: PD me Amerikën ka qenë vetëm një herë, për të përjashtuar dhe për t’i ngulur thikën Berishën. Amerika i ka rënë me cangë në kokë PD-së.