Kryemadhi: Bundestagu, troç muhabeti i thotë Shqipërisë “boll u bërë lavatriçe e parave të drogës!”

444
Sigal

“Troç muhabeti i thotë: Boll u bërë lavatriçe e parave të drogës!”

Me këto fjalë e ka përmbledhur, Monika Kryemadhi, kryetare e LSI, njërin prej kushteve të Bundestagut Gjerman për Shqipërinë dhe pikërisht atë pjesë në të cilën thotë:

“Të angazhohet që Shqipëria gjatë procesit të negociatave t’i nënshtrohet procesit të dispozitave të Paktit Europian të Stabilitetit dhe të rritjes, që ajo do të respektojë kriteret e stabilitetit dhe të Traktatit të Mastrihtit përpara se të bashkohet zyrtarisht në bashkimin monetar për një anëtarësim të mundshëm.”

Troç muhabeti, i thotë “Boll u bëre lavatriçe e parave të drogës. Pra, në gjuhën diplomatike dhe në gjuhën e BE, ka vendosur disa kritere.”

Deklarata u bë gjatë bashkëbisedimit me mediat sot në selinë e LSI-së.