Në Kukës, puseta pa kapakë, shtylla në prag rrëzimi dhe kabllo mbi kokë

Banorët e Kukësit thonë se ndjehen të rrezikuar për ecin në shumë rrugë të qytetit verilindor. Një pjesë e pusetave në mes të trotuareve janë pa kapakë, ndërsa shtyllat e dëmtuara të ndricimit janë të dëmtuara e në prag të rrëzimit. Situata është pasojë e dëmtimit të pronës publike, por qytetarët kërkojnë marrjen e masave nga bashkia.

Në shumë rrugë të Kukësit kërkohet kujdes i veçantë kur ecën si këmbësor apo qarkullon me makinë.

NOA

Në shumë pika gjendjesh para një situate të tillë.

Puseta pa kapak në mes të trotuarit të ngushtë, një shtyllë gati e rrëzuar në anë dhe kabllo mbi kokë.

Këmbësorët thonë se ndjehen të rrezikuar.

Shtyllat përgjithësisht janë dëmtuar nga aksidentet, kapakët e pusetave janë vjedhur, ndërsa rrjeta e kabllove mbi kokë pasojë e zhvillimit kaotik.

Por dora e dëmtuesve me dashje nuk ka kursyer as stolat hapësirat mes lagjeve.

Problematikë mbetet edhe fenomeni i hedhjes së mbetjeve larg vendeve të përcaktuara.