Vazhdojnë skandalet me emërimet në administratë

494
Sigal

Shtohen fakte të reja në ‘serialin’ e skandaleve të emërimeve në administratë nga qeverisja e majtë e dalë nga zgjedhjet parlamentare të qershorit të vitit të kaluar. Tashmë fakte të tilla si një inxhinier bëhet titullar i Shëndetit Publik, një infermiere drejtoreshë spitali, një agronom drejtor i Punësimit, etj., janë bërë një realitet i përditshëm. Por ajo që konstatohet, është përtej injorimit të specialistëve, të intelektualëve, që janë me shumicë në kampin e majtë. Por ‘kriter bazë’ në këto emërime është nepotizmi, ryshfeti dhe miqësitë. Denoncimet publike, ato të afruar në “Telegraf” nga struktura të së majtës e qytetarë të shumtë, sjellin një listë të gjatë të skandaleve me emërime. Gjeografia e skandaleve, përfshinë pothuaj gjithë Shqipërinë. Vijnë nga Korça, Elbasani, Dibra, Gjirokastra, nga Vlora, nga Shkodra, nga Lezha, etj… Denoncimet e publikuara në numrin e djeshëm të gazetës, në ditët e ardhshme do të pasohen me shumë të tjerë. Por në këto skandale, konstatohet dhe një fakt: Janë me dhjetëra të emëruar të Rilindjes në poste të rëndësishme shtetërore, që jo vetëm kanë qenë drejtues në kohën e qeverisjes së PD-së, por dhe deri funksionarë të lartë, që janë vendosur këto dit në funksioneve, falë lidhjeve me ministra apo deputetë të forcave qeverisëse. Ja një rast tjetër, denoncim nga Korça lidhur me këtë fakt: “…Nëndrejtorja e DSHP në Korçë, M.K., është emëruar shefe epidemiologe po në DSHP. Dihet publikisht e zyrtarisht anëtare dhe militante e flaktë e PD, përkatësisht dhe anëtare e Këshillit Bashkiak si përfaqësuese e PD-së. Burri i saj, është kushëri i kryetarit të bashkisë. Kjo zonjë, e kjo kategori, do të jenë drejtues edhe nesër kur në qeverisje të vijë e Djathta. Militantë, intelektualët e Majtë, me dhjetëra e qindra që sollën Rilindjen në qeverisje, janë të papunë e të zhgënjyer…”. Në numrat e ardhshëm, denoncimet në skandalin me emërimet që redaksia e gazetës i ka siguruar, bashkë me ato që qytetarët do të sjellin, do të bëhen publike për lexuesin në numrat e ardhshëm të “Telegraf”.