Kryemadhi: 25 prilli, dita që të rinjtë të thyejnë barrierën e izolimit nga politika

288
Sigal

Ajo që ndjejmë ne sot çdo ditë dhe më shumë është jo vetëm përgjegjësia që në radhë të parë si nënë, si bijë dhe më pas si politikane, mendoj që përgjegjësia jo vetëm e imja por e kujtdo nëne, gruaje, vajze e cila kërkon që sado pak të krijojë traditën e familjes tradicionale shqiptare e cila ka qenë baza dhe themeli i shoqërisë shqiptare të bëjë të pamundurën për të ndryshuar këtë sistem arrogant dhe për ta rikthyer atë në një reficencë pozitive dhe për të krijuar hapësirat sa më shpejt për rikthimin e të rinjve dhe të rejave në Shqipëri. Sot për t’u rikthyer të rinjtë dhe të rejat nuk është se ka ndonjë shkencë të madhe, është shumë e thjeshtë, krijoji hapësirë të rinjve dhe të rejave, jepu pushtetin, të vendosin vetë, të marrin vendime vetë, të marrin fatet e tyre në dorë dhe të vendosin ata për fatin e tyre jo të vendosi as Edi Rama, as Monika, as Lulzim Basha, askush tjetër për fatin e të rinjve dhe të rejave. Ajo që mendojmë ne dhe që është shumë e rëndësishme, zgjedhjet e 25 prillit nuk mund të jenë thjeshtë zgjedhje siglash, as zgjedhje 140 emrash. Zgjedhjet e 25 prillit duhet të jenë zgjedhje të cilave ne duhet t’u japim forcën dhe kurajon të rinjve dhe të rejave që të përfshihen në politikë. Ne nuk kemi nevojë për njerëz që bëjnë sikur bëjnë politikë dhe bëjnë sikur i mbrojnë njerëzit dhe interesat e tyre. Ne kemi nevojë për njerëz të cilët përballen seriozisht me problematikat. Nuk kanë frikë të pranojnë dhe gabimet sepse gabimet janë njerëzore, më pas bëhen faje kur nuk i pranon ato. Ajo që është akoma më e rëndësishme është se duke krijuar hapësira për të hapur partinë, për të hapur forcat politike, për t’u krijuar mundësi Renatos apo kujtdo tjetër. Është shumë e rëndësishme për të krijuar këtë hapësirë për t’u përfshirë ju, për të qenë ju vendimmarrës dhe jo për të gjetur të ashtu quajturën militantë politikë të cilët u afrohen partive politike javën e fundit të zgjedhjeve dhe pastaj u tundin deputetëve kartën e anëtarësisë dhe kthehen në mercenarë politikë që kalojnë një herë majtas, një herë djathtas, një herë të qendrës, një herë të depolitizuar, një herë fetarë, një herë ateistë e kështu me radhë. Unë mendoj që angazhimi i juaj, i gjithë këtij rrethi shoqëror që jeni një grup i jashtëzakonshëm sepse mjafton që të shikosh secilin nga ju në sy, kupton realitetin pozitiv që mund të sjelli angazhimi juaj maksimal në politikë. Nuk po ju them që as të thyeni mure, xhama, makina por po ju them të thyeni barriera të izolimit politik që ka krijuar politika shqiptare. Barrierat e izolimit politik sa të vështira duken, të mëdha si muri kinez, aq të brishta janë përballë forcës, ndershmërisë dhe kurajës të të rinjve. Nuk guxon njeri mbi tokë dhe në qiell që të ndalojë forcën e rinisë kur bëhet fjalë për zhvilluar vendin, familjen dhe shoqërinë tonë. Unë dua të falënderoj shumë Kejdin dhe jam shumë krenare që jam shoqe me Kejdin edhe pse jam shumë ‘plakë’ përpara Kejdit, ndihem krenare sepse angazhimi ynë vërtetë ka qenë shumë i vështirë në bashkinë e Fierit për shkak të ndryshimit të ndryshimit të mentalitetit dhe ne e dimë shumë mirë që sot në qytetin e Fierit për të afruar vajza dhe gra është shumë e vështirë për shkak se vetë politika në Fier e të gjitha forcave politike ka qenë shumë e vështirë.

Fjala e plotë kryetares së LSI, Monika Kryemadhi në Fier

Ajo që ndjejmë ne sot çdo ditë dhe më shumë është jo vetëm përgjegjësia që në radhë të parë si nënë, si bijë dhe më pas si politikane, mendoj që përgjegjësia jo vetëm e imja por e kujtdo nëne, gruaje, vajze e cila kërkon që sado pak të krijojë traditën e familjes tradicionale shqiptare e cila ka qenë baza dhe themeli i shoqërisë shqiptare të bëjë të pamundurën për të ndryshuar këtë sistem arrogant dhe për ta rikthyer atë në një reficencë pozitive dhe për të krijuar hapësirat sa më shpejt për rikthimin e të rinjve dhe të rejave në Shqipëri. Sot për tu rikthyer të rinjtë dhe të rejat nuk është se ka ndonjë shkencë të madhe, është shumë e thjeshtë, krijoji hapësirë të rinjve dhe të rejave, jepu pushtetin, të vendosin vetë, të marrin vendime vetë, të marrin fatet e tyre në dorë dhe të vendosin ata për fatin e tyre jo të vendosi as Edi Rama, as Monika, as Lulzim Basha, askush tjetër për fatin e të rinjve dhe të rejave. Ajo që mendojmë ne dhe që është shumë e rëndësishme, zgjedhjet e 25 prillit nuk mund të jenë thjeshtë zgjedhje siglash, as zgjedhje 140 emrash. Zgjedhjet e 25 prillit duhet të jenë zgjedhje të cilave ne duhet tu japim forcën dhe kurajon të rinjve dhe të rejave që të përfshihen në politikë. Ne nuk kemi nevojë për njerëz që bëjnë sikur bëjnë politikë dhe bëjnë sikur i mbrojnë njerëzit dhe interesat e tyre. Ne kemi nevojë për njerëz të cilët përballen seriozisht me problematikat, nuk kanë frikë të pranojnë dhe gabimet sepse janë njerëzore dhe më pas bëhen faje kur nuk pranohen ato dhe ajo që është më shumë e rëndësishme, është që duke krijuar më shumë hapësira për të hapur partinë, për të hapur forcat politike, për ti krijuar mundësi Renatos që është inxhinier IT apo Klajdit apo kujdo tjetër. Është shumë e rëndësishme për të krijuar këtë hapësire, për të qenë ju vendimmarrës, jo për të gjetur militantë politikë, të cilët iu afrohen javët e fundit të zgjedhjeve dhe pastaj iu tundin në fytyrë deputetëve kartën e anëtarësisë dhe kthehen në mercenarë politikë që e ndërrojnë njëherë majtas dhe njëherë djathtas, njëherë të qendrës, njëherë të depolitizuar, njëherë fetarë, njëherë ateistë. Unë mendoj që angazhimi juaj, i gjithë këtij rrethi shoqëror që jeni një grup i jashtëzakonshëm të rinjsh dhe të rejash, se mjafton të shikosh secilin nga ju në sy që të kuptosh realitetin pozitiv që mund të sjelli angazhimi juaj maksimal në politikë.

Nuk po iu them as të thyeni mure, as xhama, as makina, por po iu them të thyeni barriera të izolimit politik që ka krijuar politika shqiptare. Sa të vështira duken, të mëdha si Muri Kinez, aq të brishta janë përballë forcës, ndershmërisë dhe kurajës të të rinjve. Nuk guxon njeri në tokë dhe njeri në qiell që të ndalojë forcën e rinisë, kur bëhet fjalë për të zhvilluar vendin, për të zhvilluar familjen, për të zhvilluar shoqërinë.

Dua ta falenderoj shumë Kejdin dhe jam shumë krenare që jam shoqe me Kejdin, edhe pse jam shumë plakë para saj. Ndihem krenare Kejdi, sepse angazhimi yt ka qenë me të vërtete shumë i vështirë në Bashkinë e Fierit për shkak të ndryshimi të mentalitetit dhe ne e dimë shumë mirë që sot në qytetin e Fierit për të afruar vajza dhe gra është shumë e vështirë për shkak se vetë politika e të gjithë forcave politike ka qenë mjaft e vështirë, ose këto kanë qenë indiferente për shkak të mungesës të vëmendjes së politikës nga Tirana në qytetin e Fierit.

Bashkia e Fierit nuk është thjeshtë një qytet i rëndom, tranzitor, që e kalon skip nëpërmjet unazës, por është një qendër kulture por mbi të gjitha është një qendër e një bërthame intelektuale, profesionale që Shqipëria ka shumë nevojë. Prandaj iu uroj që ky takim me të rinj profesionistë sot, që janë shumë të domosdoshëm jo vetëm për në Fier, por për në gjithë Shqipërinë. Në fakt duam ta vazhdojmë nismën e Kejdit në të gjithë Shqipërinë, në Bashkinë e Durrësit ku unë jam shumë  e lumtur që ka një afri të qytetarëve dhe të profesionistëve të Durrësit, e kanë parë me neveri politikë. Jam e lumtur që kanë filluar të kuptojnë, nuk do të thotë që të bësh militancë në politikë, por do t thotë të ndryshosh mentalitetin e zymtë dhe të hidhur dhe të krijosh një realitet të ri për të ardhmen e të rinjve. Prandaj inkurajimi i të rinjve si Renato, Klajdi e shumë e shumë të tjerëve është inkurajim kombëtar. Nuk është më inkurajim politik. Le ta kthejmë këtë nismë duke filluar që këtu, që ju ta shpërndani në të gjitha Bashkitë e tjera, për në Durrës, Tiranë, Gjirokastër, Shkodër, Elbasan. Inkurajimin e të rinjve profesionistë, e të rinjve që duan të rrijnë në Shqipëri ta ndërtojnë atë dhe pse jo të mos jetë Zvicra e Ballkanit, nuk ka as det, asgjë tjetër, ka vetëm lopë dhe banka. Ne kemi detin, vajzat, djemtë, rininë shqiptare. Kështu që Banka më e madhe është krediti më i madh, është kolaterali më i madh dhe është fuqia më e madhe e jonë monetare.

Ju uroj suksese, por mbi të gjitha ju rujt Zoti ju dhe t’ju plotësojë dëshirat tuaja duke u dhënë kurajo për të punuar, sepse sa më shumë të punoni aq më shumë do ti realizoni dëshirat.