Ish-Presidenti Topi: Eshtë e drejtë ekskluzive e Presidentit dhënia e dekoratave

297
Sigal

I ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ ish-Presidenti Bamir Topi foli ndër të tjera edhe për dekoratat që po jep Presidenti Meta dhe sulmet e kryeministrit Rama.
“Është e drejtë ekskluzive e presidentit që të bëjë dekorimet. Në linjën e dekorimeve ka natyra të ndryshme. Një pjesë e dekorimeve vijnë nga institucionet e tjera. Për artistë, sportistë, është dikasteri përkatës. Por kjo nuk ia heq të drejtën presidentit kur ai do që të dekorojë një figurë të caktuar. Nuk futem në bindjen e presidentit për të dekoruar një figurë të caktuar, është bindja e tij” – tha Topi.