Kryebashkiaku Veliaj takon mikun e madh të shqiptarëve: Kënaqësi ta nisësh ditën me heroin Wesley Clark

187
Sigal

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, e ka nisur ditën e sotme me një takim me një mik të madh të shqiptarëve. Bëhet fjalë pikërisht për Wesley Clark, Gjeneralin që ishte në krye të NATO-s dhe që ndihmoi në operacionin për çlirimin e Kosovës.

“Është shumë kënaqësi ta nisësh ditën me heroin Wesley Clark, Gjeneralin në krye të NATO-s, i cili ndihmoi në operacionin për çlirimin e Kosovës. I nderuar që u takuam”, shkruan Veliaj.