Ministri Majko tenderon miliona lekë për lojra zbavitëse

300
Sigal

Ministri Majko, bën rrush e kumbulla miliona lekë, për lojëra zbavitëse

Ministria e Financave, bëri me dije, para disa ditësh, që borxhi publik i Shqipërisë i kapërceu pragun e 80%, ndërkohë, që këtë vit rritja ekonomike do të ketë ritëm shumë të ulët. Shqiptarët varfërohen përditë, sa mijëra qytetarë janë larguar nga Shqipëria, nga fillimi i këtij viti, për të kërkuar fatin e tyre në vendet e botës, si azilkërkues, bizneset po falimentojnë, ku, veç të tjerash, nuk mundin dot që të përballojnë as taksat e larta e të shumta. Mirëpo, kjo nuk e pengon, ministrin e Diasporës, Pandeli Majko, që të hapë një nga tenderat më të çuditshëm në 30 vitet e fundit. Kjo ministri ka porositur printimin e plot 2,000 lojërave “Mos u nxeh”, së bashku me kopsat dhe zaret. Por paradoksi është se asnjë prej lojërave nuk do të shpërndahet te shqiptarët e diasporës. Ato janë porositur për 4 qytete të Shqipërisë që do të përfitojnë secila nga 500 lojëra të tilla, përkatësisht Tirana, Korça, Shkodra dhe Gjirokastra. Qendra e Botimeve për Diasporën ka shpallur “Ftesën për ofertë”, me objekt “Shumëfishimin e lojës “Mos u nxeh” për 4 qytete,  me  nga 500 kopje për çdo qytet”. Por është e paqartë se përse ka lindur nevoja e këtij tenderi në kohë pandemie dhe kujt do t’i shpërndahen këto lojëra.

Ky tender ka dhe disa specifikime si më poshtë:

1.Tabaku i lojës “Mos u nxeh”, formati 60 x 60 cm, letër 130 gr, 1 anë printim, plastifikim mat nga të 2 anët, dy palosje; 2.”Dosja”, formati 31.5 cm x 31.5 cm, shtyp nga 1 anë, letër superfine 300 gr, me prerje dhe ngjitje; 3.Skajet e dosjes të jenë të rrumbullakosura; 4.Etiketa sticker rrethore me mbishkrimin “Mos u Nxeh”, me sfond të bardhë. Diametër 5 cm. Materiali i sticker-it duhet të jetë rezistent ndaj ujit. 5.Qese farmacie me dimension 10.5 cm x 6 cm. 6. Zar loje 1x1x1cm. 7.4 kopsa të ngjyrave të ndryshme, diametër 1.5cm.