Si u zhdukën paratë e filmit / Këshilli Drejtues I RTSH-së, çerdhe e korrupsionit me prodhimet e porositura. Nën hetim edhe filmi 400 mln i Leka Bungos

166
Sigal

Vetëm pak ditë pas zgjedhjes së drejtorit të ri të RTSH-së, ku procesi i i zgjedhjes së tij u përfol gjerësisht në media, një tjetër “sebep” duket sikur po kthen vëmendjen sërisht tek ajo se çfarë po ndodh në RTSH. Së fundmi burime thanë se së paku tre drejtorë të Radio Televizionit Shqiptar kanë dhënë së fundmi dorëheqjen nga postet e tyre dhe këto mesa duket nuk do të jenë të vetmet. Mësohet se dorëheqje kanë dhënë drejtori i Financës, drejtori i Burimeve Njerëzore dhe Drejtori Juridik dhe i Prokurimeve. Burimet nuk thanë arsyet e këtyre dorëheqjeve. Dikur gjigandi televiziv shqiptar sot RTSH duket se ngjan më shumë një bunkeri gjigand ku punësimet e shumta shpesh janë kritikuar nga ligjvënës në Shqipëri. Kritikat ndaj RTSH janë shtuar së fundmi edhe nga vetë ligjvënësit. Institucioni që paguhet me taksat e qytetarëve dhe merr miliona euro çdo vit nga pagesa e tarifës në librezën e dritave nuk shfaq trasparencë financiare dhe mungesa totale e transparencës ka sjellë faktin që askush nuk di të thotë se kush firmos dhe çfarë firmos, sa kushtojnë dhe ku shkojnë miliardat e fondeve të përvitshme që ky përbindësh mediatik shpenzon çdo vit e që dalin nga portofolet e miliona shqiptarëve e derdhen te Buxheti i Shtetit në formën e taksës për RTSH-në. Parlamenti i ka kërkuar zyrtarisht RTSH-së: “Këshilli Drejtues i RTSH-së të informojë sa më parë Kuvendin në lidhje me prodhimet e porositura gjatë vitit 2022 nga fondi i prodhimit të pavarur. Të bëhet transparente veprimtaria e KDRTSH në faqen zyrtare online duke u publikuar të gjitha vendimet e marra të shoqëruara edhe me relacionet përkatëse, procesverbalet e mbledhjeve dhe mënyrën e votimit. Të bëhet transparente përbërja dhe veprimtaria e Bordit të Administrimit, duke publikuar aktivitetin e këtij bordi dhe të gjithë vendimet e marra dhe aktet e miratuara. Të bëhet transparente përbërja dhe veprimtaria e Këshillit për shikuesit dhe dëgjuesit si dhe të publikohen të gjitha vendimet e tij.”