Kryebashkiaku Veliaj: Bashkia në punë edhe gjatë gushtit

172
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Stina e verës, për të gjithë është koha për pushime, por Bashkia e Tiranës ka më shumë fluks pune në verë, sepse hapen shkollat dhe çerdhet. Do të jetë një muaj sulmi, sepse duhet të jenë gati 13 shkolla të reja në shtator. Disa shkolla janë qytetëse, ndërsa disa të tjera janë rurale, që i kemi bërë më të mëdha. Rehabilitimi i tyre ul pak fluksin në Tiranë. Stabilizohet pak edhe trafiku. Sa i përket rindërtimit, janë disa ndërhyrje pikësore. Janë shtëpitë individuale dhe në fund të gushtit do i mbyllim. Ka dhe ndërtime masive, siç është zona e re urbane në Vaqarr. Është lagja e re në Ndroq. Arsyeja pse themi lagje të reja, është sepse i dedikohet personave që nuk kanë jetuar më parë aty. Bëhet fjalë për të transferuar familje. Zonat rurale kanë qenë pjesë e strategjisë sonë për t’u integruar me Tiranën.

Ndaj themi që kjo kohë është fluksi për bashkinë. Duhet të largohemi nga kultura që uji i pijshëm të përdoret pa karar. Aty do të ketë furnizim të kombinuar. Këto janë zona që kanë qenë ish-zona bujqësore, ka pasur proces legalizim e më pas urbanizim. Për pjesën më të madhe ka përfunduar ky proces. Sa i përket Tiranës, i dëgjoj ato që japin mend dhe për politikë thonë gjithçka. Ata e kishin Tiranën, bashkinë, e pamë çfarë bënë. Sot, vetëm 30% e Tiranës s’ka ujë të pijshëm. Për të mbuluar dhe këtë pjesë, jemi duke bërë unazën e presionit. Nëse nuk krijojmë këtë, ata që janë afër tubacionit kryesor, përfitojnë më shumë ujë, ata që janë larg burimit, kanë më pak. Ndërsa kjo unazë ofron ujë në mënyrë të njëllojtë për të gjithë qytetarët. Uji i Tiranës shkon 20 min në laboratorë, uji i Tiranës është një nga ujërat më cilësorë. Në fakt, problemi është i administratorëve, që marrin nga banorët lekët për pastrimin e depozitave dhe nuk i pastrojnë. Këshilla është që ta shfrytëzojmë këtë verë edhe për minikantieret e komunitetit, të bëhet i njëjti sens dhe, të pastrohen depozitat.