COVID-19, Rama: “Në këtë luftë kazerma e ushtrisë është shtëpia dhe çdo ushtar duhet të mbyllet në të”

332
Sigal

Në një komunikim me qytetarët, kryeministri Edi Rama ka forcuar thirrjen që ata të qëndrojnë në shtëpi, sepse koronavirusi është e vetmja luftë ku bota është kapur në befasi.

Rama i bëri thirrje qytetarëve që kjo luftë nuk erdhi tek njerëzimi që të rrinë në shtëpi, të hanë e të pinë dhe të kërkojnë fitime, pastaj të shpërblehen njësoj sikurse do fitonin.

“Shtetet u kapën të gjithë gafil të paditur nën agresionin e një virusi të panjohur. Si Shqiperia-Amerika, Kosova-Gjermania gjenden ne te njëjten anije ne det te hapur dhe kanë nje arme rezistencen e popullit te tyre. Nje arme me ka vetem nje fishek imunitetin popullor.

Kjo eshte e para lufte ku  kazerma e ushtrise eshte shtepia dhe cdo ushtar duhet te mbyllet ne shtëpi. Kjo është një luftë botërore ku secili është më vete dhe zoti është i vetmi që mbetet për të gjithë. Në këtë luftë kemi vetem njeri-tjetrin.

Ne Shqipëria, qeveria unë që jam në krye të kësaj pune ne këtë kohë të mallkuar jemi të dobët sa të gjithë.

Nuk e dimë kur do të vijë dita e clirimit, por të gjithë e dinë se nuk do vijë as javën tjetër as pas dy javësh. Ju dua shumë dhe ju ndjej si njerëzit e shtëpisë sime por mos me kërkoi t’ju shes iluzione.

Shtrëngoni dhëmbët kur shpirti iu dhemb për të dalë dhe ndajeni mendjen që kjo luftë nuk i ka dhënë askujt lejen për të ndenjur në shtëpi, të hani të pini dhe të merrni njësoj sikur të ishit në punë”, tha Rama.