U prek nga COVID 19, Presidenti Meta i uron shërim të shpejtë Princit të Monakos

76

Pas lajmit se dhe Princi i Monakos, Alberti II ishte prekur nga koronavirusi, vjen një reagim nga presidenti Ilir Meta.Përmes një postimi në ‘Facebook’ Meta i ka uruar shërbim të shpejtë princit.

MESAZHI I PRESIDENTIT META

Me shqetësim mora lajmin e prekjes nga pandemia globale COVID 19, të Princit të Monakos, Lartësisë së Tij të Përndritur, Alberti II, mik i shkëlqyer i Shqipërisë.
Duke i uruar shërim të shpejtë dhe të plotë, i shpreh Lartësisë së Tij, familjes dhe të gjithë popullit të Principatës së Monakos, solidaritetin dhe mbështetjen time e të popullit shqiptar!
Kontributi i Tij i vlefshëm për të ardhmen e Principatës së Monakos është i pazëvendësueshëm, sidomos në këto kohë sfidash të mëdha që të gjithë kombet kanë përpara!
Shpresoj që Lartësia e Tij e Përndritur, Alberti II të kthehet së shpejti në krye të punëve të Tij tepër të rëndësishme! 🇦🇱🤝🇲🇨