Kukës, këputen linjat elektrike, mungon energjia në disa fshatra

82
Sigal

Trashësia e borës në disa zona të Kukësit i ka kaluar 20 cm.

Rrugët kombëtare janë pastruar dhe automjetet mund të lëvizin me zinxhirë, por nuk ndodh njësoj në fshatra.

Problem mbetet dhe furnizimi me energji elektrike.

Punonjësit e Emergjencave Civile, Autoritetit Rrugor dhe OSHEE po punojnë për ti dhënë zgjidhje situatës.

Prania e borës dhe ngricave e bën të vështirë kalimin e makinave edhe me zinxhirë në Malësi të Madhe dhe Fushë-Arrëz.

Në Dibër, pavarësisht reshjeve të dendura të borës rruga e Arbrit dhe bypassi i Qafë Murrizit u arrit të hapen për qarkullimin e automjeteve.

Grupet në terren po punojnë për të kthyer në normalitet dhe rrugë në zonat të thella të Qarkut.

Në Korçë trashësia e borës arriti deri në 10 cm, por Agjencia e Mbrojtjes Civile nuk raporton probleme.

Nëse do të udhëtoni drejt veriut, verilindjes dhe juglindjes se vendit Ministria e Mbrojtjes bën thirrje për ti pajisur automjetet me goma dimërore e zinxhirë.