Dibër / PD denoncon dhunën ndaj të rinjve në komisariatet e rrethit

240
Sigal

Partia Demokratike e Bulqizës përmes një postimi në rrjetin social facebook, ka denoncuar dhunën që sipas saj është ushtruar ndaj një të riu në ambientet e policisë. Sipas PD-së të rinjtë janë shoqëruar në polici pa asnjë lloj motivi dhe janë rrahur nga punonjësit, ndërkohë që nuk u është lejuar as takimi me avokatin dhe as vizitë nga ana e mjekëve.

Deklarata e PD-së:

Çfarë keni dëgjuar këto ditë se gjoja dhuna shtetërore kundër qytetarëve, e cila shkoi deri në ekzekutimin e një të riu, është vetëm propagandë. Militantët e PS në policinë e shtetit vazhdojnë t’i dhùnojnë të rinjtë brenda komisariateve. Shikojini vetë pamjet. Të rinj që kërkojnë drejtësi, kërkojnë arsye pse shoqërohen pa motiv, pse rrihen barbarisht nga policët e Edi Ramës në komisariate. Renato Pasha quhet i riu goditur nga pòlicët.

Edhe pamjet tregojnë se ai është dèmtuar seriozisht në syrin e djathtë. Ndihma mjekësore i është refuzuar nga pòlicët e dhùnshëm të Edi Ramës, të cilët e kanë arrestuar në mënyrë të paligjshme, pasi i riu nuk ka pranuar të firmosë procesverbalin e pòlicisë pa praninë e mjekut ligjor dhe avokatit.

Dhuna e policisë ndaj të rinjve dhe qytetarëve nuk është rast i shkëputur. Është modeli i dhunës që frymëzohet nga kryeministri i vendit dhe nga pandëshkueshmëria e drejtësisë.

Partia Demokratike/ Dega Bulqizë dënon ashpër sjelljen dhe dhënën e policisë për rastin në fjalë dhe gjithë praktikën e dhunshme të pòlicisë dhe strukturave të saj në të gjithë vendin. Partia Demokratike është në krahun e qytetarëve dhe di të mbrojë në çdo rast të drejtat e tyre. Sado pranga të kërcasin diktatorët, rregjimet kanë për të rënë, se liria njerëzore ka rrënjë të thella tek njerëzit!