(Video) / Infermierja humb ndjenjat sapo vaksinohet kundër Covid

260
Sigal

Një video që ka qarkulluar sot në rrjetet sociale tregon momentin kur një infermiere, humb ndjenjat në një moment pas vaksinës së Covid-19.

Ndërsa ishte duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, pak minuta pasi kishte marrë vaksinën kundër koronavirusit të Pfizer/BioNtech, infermierja amerikane tha: “Më vjen keq, po më merren mendtë. Më vjen keq.”

Sapo tenton të ecë, në mënyrë të befasishme, rrëzohet dhe humb vetëdijen. Për fat të mirë, mjekët që ishin afër arrijnë ta menaxhojnë situatën dhe ta ndihmojnë derisa vunë re që ajo reagoi.

News Channel 9 raporton se infermierja, pak minuta pasi e mori veten, iu drejtua sërish mediave. Mjekët thanë se nuk është shkak vaksina për humbjen e vetëdijes, por Dover e humb vetëdijen sa herë që ndjen dhimbje.

“Më goditi befasisht. U ndjeva paksa e çorientuar, por tani jam mirë dhe dhimbja në kraharor më kaloi”,- tha infermierja pas këtij momenti të pakëndshëm.