Prof. Dr. Kastriot Islami : Situata e frikshme tek terapia intensive, vdekshmëria u rrit 5 herë

230
Sigal

Nga të dhënat “zyrtare” (ende të dyshimta) rezulton se vdekshmëria nga COVID-19 është rritur frikshëm nga 1 tetor 2020 deri në javën e tretë të dhjetorit 2020.

Shifra mesatare e vdekshmërisë përgjatë 14 ditëve është rritur rreth 5 herë gjatë kësaj periudhe.

Dinamika e shpejtë e rritjes së kësaj shifre nuk vjen vetëm nga rritja e konsiderueshme e shifrës së infektimeve, por duket edhe nga arsye të tjera që lidhen me trajtimin e kësaj sëmundje.

Në këtë shifër nuk janë përfshirë vdekjet që kanë ndodhur si rezultat i trajtimit të sëmurëve jashtë vendit apo edhe ato që kanë marrë trajtim në shtëpi.

Image

Nga ana tjetër, po t’i referohemi vetëm shtrimeve në terapi intensive, mund të nxirrej një përfundim “tronditës” për vdekshmërinë e të gjithë rasteve të shtruara në terapi intensive, apo më saktë numrin e viktimave nga COVID-19 që kanë kaluar nga trajtimi në “terapi intensive”…

Shifra e vdekshmërisë së individëve që kanë qenë të shtruar në “terapi intensive” ka pasur një dinamikë shumë të “çuditshme” (aq sa mund të mendohet se kjo është një shifër është “manipuluar”)…

Duke iu referuar shifrës mesatare 7-ditore rezulton se duke filluar nga 1 dhjetor 2020 deri në javën e tretë të dhjetorit 2020, kjo shifër është 46-50 përqind që do të thotë ndryshe se kaq është vlera mesatare e vdekjeve ditore për 100 të shtruar në terapi intensive, e llogaritur gjatë 7 ditëve.

Ose thënë më shkoqur për lexuesin, rreth gjysma e të shtruarve në terapi intensive janë shënuar si viktima të COVID-19. Ndërkohë kjo shifër ka qenë frikshëm e lartë në javën e tretë të nëntorit 2020 duke arritur deri në 96 përqind…