Covid-19 / Berat, infektohen mësues, infermierë, policë dhe zyrtarë

Rastet me Covid-19 janë shtrirë gjerësisht në çdo institucion vendor dhe arsimor në qarkun e Beratit. 1 mësuese në fshatin Bilçe dhe 1 mësues në fshatin Pashalli janë konfirmuar “pozitiv” me Covid-19.

Mes të infektuarve të ditës së sotme regjistrohen: 1 punonjës në Shërbimin e Provës, 1 punonjës i bashkisë Berat, 1 punonjës i ASHK-së, 1 zjarrfikës në Kuçovë, 1 avokat dhe 1 punonjëse në Drejtorinë e Bujqësisë.

Sigal

Infektimet kanë vijuar edhe mes bluzave të bardha në Spitalin Rajonal të Beratit, ku vijojnë të jenë të mbyllura përkohësisht Reparti i Kirurgjisë dhe ai i Neurologjisë.

Sot një tjetër infermier në Repartin e Kirurgjisë është konfirmuar “pozitiv” me koroavirus, duke e çuar në 6 numrin e infermierëve të infektuar në këtë repart gjatë kësaj javë. Edhe në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat një tjetër polic është infektuar me koronavirus, duke shtuar frikën dhe panikun mes uniformave të policisë, ku infektimet kanë vijuar nga dita në ditë.