Donald Trump: Statuset në Twitter i postoj shtrirë nga krevati

536
Në një intervistë të fundit të dhënë për mediat britanike përballë gazetarit Piers Morgan, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donlad Trump zbuloi se statuset e tij në Twitter, ai i shkruan ndërkohë që është shtrirë në krevat.
Në intervistën e parë ndërkombëtare televizive, Trump insistoi: “Jam shum popullor në vendin tuaj. Më vijnë kaq shumë email-e dashamirëse nga njerëzit e vendit tuaj, ata i pëlqejnë shumë idetë e mia dhe më përgëzojnë në shumë gjëra që them. Kemi një mbështetje të madhe nga populli anglez”.
Trump gjithashtu reagoi me shpërfillje ndaj Jeremy Corbyn të Partisë Laburiste dhe kryebashkiakut të Londrës, Sadiq Khan, të dy kritikë të presidentit amerikan, duke thënë se nuk i njihte fare se kush ishin.
Sigal