Avokati i Nazar Seitit, pjesë e dosjes “Habilaj”, ka kallëzuar sot prokurorët e Krimeve të Rënda. Ai akuzon prokurorët se nuk kanë marrë asnjë masë pas njoftimit që ai ka bërë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për ekstradimin e klientit të tij.
“Krimet e Rënda nuk morën asnjë masë pas njoftimit”, shprehet Hysi, avokati i Nazer Seitit.
Ky i fundit është i dyshuar si financieri i grupit të Habilajve. Ai u ekstradua në Catania në Itali më 25 janar 2018, por kjo gjë solli përplasje mes Ministrisë së Drejtësisë me Prokurorinë e Përgjithshme.


















