Vrasja e Martin Canit: 5 të mitur thirren për të dëshmuar, autori i dyshuar mohon vrasjen

Në procesin gjyqësor për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani u paraqitën për të dëshmuar 5 të mitur të tjerë, në cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen e ndodhur në nëntor të vitit 2024, raporton gazetari i Syri Tv, Klajdi Bodlli.

Në mesin e dëshmitarëve ishte edhe i mituri K. B, i cili ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes dhe familjarët e viktimës kanë pasur pretendime.

Sigal

Sipas ligjit, pesë dëshmitarët dhanë shpjegime në praninë e psikologes dhe pa praninë e autorit të dyshuar të vrasjes, Marjo Përlleshaj.

Ky i fundit, përmes mbrojtësit të tij ligjor, ka mohuar në mënyrë kategorike të ketë qëlluar me thikë Martin Canin, teksa pretendon se ka goditur vetëm shokun e tij Luis Meçe, që mbeti i plagosur.

Gjykata e Tiranës caktoi seancën e radhës, ku janë thirrur për të dëshmuar 7 persona të tjerë, katër prej të cilëve të mitur që kanë dijeni për ngjarjen.

Si ndodhi vrasja
Ngjarja e rëndë ndodhi në 18 nëntor të 2024 pak meta larg shkollës ‘Fan Noli’. Mario Përlleshaj dhe Martin Cani kishin pasur një konflikt midis tyre 3 para ngjarjes. Ata kishin lënë të sqaroheshin pasi përfundimit të orës së mësimit.

Pas debatit vërball mes tyre të rinjtë të cilët kishin marrë me vete dhe disa shokë të tyre janë konfliktuar fizikisht dhe në një moment dyshohet se Mario Përlleshaj ka goditur me thikë në kraharor Martin Canin dhe shokun e tij Luis Meçe i cili mbeti i plagosur.

Ngjarja pati diskutime të shumta pasi babai i Luis Meçes pretendoi se nuk ka pasur një autor por dy autorë, por deklaratën e tij, policia e hodhi poshtë. Megjithëse me deklarata kontradiktore blutë dhe nga hetimet që kanë bërë kanë dalë në përfundimin se ka pasur një autor dhe ai është Mario Përlleshaj.