UNESCO kundër Bypass-it të Gjirokastrës: Urdhëron ndërprerjen urgjente të punimeve

244
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Pas konstatimeve dhe verifikimeve të nevojshme, komiteti i “UNESCO”-s për Trashëgiminë Botërore, kërkon ndërprerjen urgjente të punimeve në Bypass-in e Gjirokastrës. Një informacion i dërguar nga një palë e tretë, jo nga qeveria shqiptare, “skicon një situatë shumë shqetësuese të projektit”, thuhet në rezolutë. Sipas dëshmive, projekti do të ketë një “ndikim negativ në vlerat e zonës”. Në janar të 2021-shit, qeveria paraqiti një kërkesë për rishikimin e një propozimi të rihartuar për projektin e Bypass-it.

“UNESCO” kërkoi informacion shtesë, por qeveria shqiptare nuk arriti t’i përgjigjej. Së shpejti pritet që të vijë edhe një mision monitorimi për të vlerësuar nëse ndërhyrjet kanë dëmtuar “vlerat e trashëgimisë  kulturore”. Gjithashtu “UNESCO” i rekomandoi Shqipërisë “të ndalojë këtë project, derisa një mision të vlerësojë ndikimin e tij në vlerat universale të zonës dhe të bëjë rekomandimet e duhura. Nga të dhënat e deritanishme, ky vendim është botuar në projekt-rezolutë para Sesionit të 44-të të takimit të Komitetit të Trashëgimisë Botërore, që zhvillohet midis 16 dhe 31 korrik në Kinë.