Kryebashkiaku nderon Rrok Mirditën, Baba Reshat Bardhin, Sabri Koçin dhe Janullatos

420
Sigal

Bashkia e Durrësit u ka akodruar titullin “Qytetar Nderi” 4 krerëve të lartë të objekteve të kultit në Shqipëri. Motivacioni ka qenë kontributi i dhënë për ringritjen e besimit pas rënies së komunizmit, dhe për tolerancën fetare.  Katër klerikë të lartë të 4 besimeve fetare në shqiptari, 3 prej të cilëve nuk jetojnë më, janë nderuar nga bashkia e Durrësit me titullin “Qytetar Nderi” për kontributin e dhënë për ringritjen e besimit pas viteve ‘90 dhe tolerancën fetare. Bashkia nderoi Rrok Mirditën, Reshat Bardhin, Sabri Koçin, si edhe Anastas Janullatosin. Anastas Janullatos tha ndër të tjera “faleminderit për nderimin e veçantë, jam shqiptar i ri, 25 vjeç nga Durrësi”, ndërsa  Haxhi Dede Edmond Brahimaj tha se “gjurmët e dëshmive të tyre, të veprës dhe misionit që ata përcollën kanë mbetur jo vetëm të freskëta në kontekstin historik, por njëkohësisht dhe frymëzues”. Po ashtu ak përshëndetur edhe Padre Bernard Karllana që tha se “shërbimin që ka kryer në vendin tonë është mbrësëlëns jo vetëm për besimtarët katolikë, por për të gjithë besimtarët vullnetmirë”. Ceremonia është mbyllur me një mbrëmje poetike ku aktorë të teatrit “Aleksandër Mosiu” kanë recituar vargje nga poezi të autorëve të njohur vendas dhe të huaj.