Kryebashkiaku i Vorës në arrati, Bardhi: Agim Kajmaku lëviz i lirë, se është Edi Rama ai që nuk e don të arrestuar

431
Sigal

Nga raportimet e mediave, thuhet se ditën e sotme ish-kryebashkiaku në arrati i Vorës, Agim Kajmaku lëviz lirshëm në Tiranë dhe në Vorë.

Dhe lidhur me këtë fakt ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i PD , Gazment Bardhi i cili thekson se Kajmaku lëviz i lirë pasi kështu dëshiron të ndodhë vetë Edi Rama.

Bardhi thekson se Agim Kajmaku, gjoja në kërkim nga drejtësia, nuk arrestohet, sepse Edi Rama nuk e do të arrestuar bashkëpunëtorin e tij që mashtroi dhe fshehu te kaluarën kriminale në Greqi.

“Të gjithë e dinë që Agim Kajmaku nuk është në arrati, por jeton i lirë si çdo kriminel tjetër që Edi Rama do që të jetë i lirë. Exit.al provoi sot se Edi Rama i Vorës, Agim Kajmaku,  lëviz lirshëm në mes të Tiranës, sa në një lokal në tjetrin. Dëshmitarë të tjerë e kanë parë në Durrës me drejtues të Partisë Socialiste atje. Vetëm Policia e komanduar nga Edi Rama nuk e gjen ku është Agim Kajmaku.

Agim Kajmaku, gjoja më kërkim nga drejtësia, nuk arrestohet, sepse Edi Rama nuk e do të arrestuar bashkëpunëtorin e tij që mashtroi dhe fshehu te kaluarën kriminale në Greqi. Për të treguar se Agim Kajmaku është nën mbrojtjen e tij, Edi Rama jo vetëm nuk e shkarkoi kurrë Agim Kajmakun, por pak javë më parë, kur ai ishte në kërkim policor, i dha firmës Kajmaku një tjetër tender publik prej 50 milionë lekësh”, deklaron Gazment Bardhi, i cili publikon dhe linkun e medias që publikoi sot lajmin mbi Agim Kajmakun.