Kryebashkiaku i Gostivarit: Erion Veliaj na mirëpret më 28 Nëntor

22
Sigal

Gjithçka po bëhet gati për të mikpritur më 28 nëntor shqiptarët nga e gjithë bota për të festuar 111-vjetorin e Pavarësisë me një Paradë madhështore. Kryebashkiaku Erion Veliaj ndau një mesazh të ardhur nga ana e Kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ndërsa ky i fundit nënvizon se Tirana i mirëpret të gjithë në Paradën e Shqiptarëve më 28 Nëntor. “Unioni i bashkive shqiptare në rajon, këtë vit do të festojë 28 nëntorin në Tiranën që na bën krenarë. Erion Veliaj, qytetar nderi i Gostivarit dhe kryebashkiak i gjithë shqiptarëve na pret aty, në shtëpinë e tij të madhe, në Tiranë, për të festuar ashtu siç dinë vetëm shqiptarët. Ju ftoj dhe ju pres të takohemi në Tiranë më 28 Nëntor! Le të fillojë festa”,- tha kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari. Më 28 Nëntor, bashkia e Tiranës në bashkëpunim me shoqatën “Albanian Roots”, do të organizojnë paradën e shqiptarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. E kthyer tashmë në një traditë në Nju-Jork, shqiptarët nga e gjithë bota do të bëhen bashkë në Tiranë në paradën e krenarisë. Më 28 nëntor 125 bashki nga trojet shqiptare përfshirë arbëreshët e Italisë do të jenë bashkë në kryeqytetin shqiptar në 111 vjetorin e Pavarësisë. Aktiviteti madhështorë është ideuar dhe organizuar nga Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me “Rrënjët Shqiptare”.