Balluku: Financim me 70% i paneleve diellore për familjet në 2024

44
Sigal

Zëvendëskryeministrja Belinda Ballluku njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë tha se buxheti i vitit 2024 parashikon subvencionimin në masën 70% të çdo familje përfituese. Mbi 2 mijë panele të reja për ngrohjen e ujit do të subvencionohen në masën 70% nga qeveria në vitin 2024. Balluku theksoi se “efiçenca energjetike është po aq e rëndësishme sa dhe diversifikimi i burimeve gjeneruese në strategjinë tonë kombëtare për energjinë”. Aktualisht mbi 120 MWH energji janë të instaluara për vetëkonsum nga biznese dhe abonentë familjarë. Ulja e konsumit të energjisë elektrike është objektiv dhe për këtë qëllim qeveria ka nisur prej kohësh implementimi i strategjisë së diversifikimit të burimeve energjetike.