Berisha: Forcat e Gardës e Policisë në Kuvend kundër opozitës

32
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar se seanca plenare sot, pritet të jetë e rrethuar nga forcat speciale me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Në një reagim Berisha tha se: “Ky është parlamenti i diktaturës së bandave! Edi Rama është i tmerruar nga mosbindja civile e deputetëve të opozitës. Ai ka urdhëruaa forcat speciale të gardës, policisë, Renean që të shtypin ditën e hënë revoltën e deputetëve të opozitës që protestojnë për të drejtat kushtetuese të popullit opozitar dhe përfaqësuesve të tij në parlament. Ai sot ka parashikuar që me forcë, dhunë dhe terror të kalojë në parlament buxhetin e vjedhjes më të madhe dhe gjobave më të rënda për qytetarët në historinë e vendit e të miratojë buxhetin antiligjor, antikushtetues, të Zoom-it dhe mejhaneve. Për të realizuar këtë, ai prej dy ditësh ka urdhëruar prova të përgjithshme të forcave speciale të gardës, Reneas dhe njësive speciale të policisë në sallën e Parlamentit, mjediset tjera, brenda dhe përreth ndërtesës dhe oborrin e Parlamentit. Përfaqësuesit e popullit opozitar nesër në betejën e tyre pa kthim, me guxim, vendosmëri do të mbrojnë fuqishëm dhe të pamposhtur pluralizmin politik, të drejtat e tyre kushtetuese, intersat e popullit opozitar në Parlament! Asgjë nuk mund të mposht opozitën e të drejtave të mohuara në betejën e saj pa kthim deri në fitore!” – tha Sali Berisha.