KOMBËTARJA/ Nisën përgatitjet në Ligën e Kombeve, ish-sulmuesi kuqezi, Ylli Shehu, beson te kalimi i grupit
Agron KAJA

Trajneri i Kombëtares sonë Rolando Maran, i nisi dje përgatitjet për rrugëtimin në Ligën e Kombeve 2026. Sfidat nisin me Bjellorusinë në këtë fundjavë, me San Marinon e Finlandën në transfertë, për ta mbyllur me San Marionon në Tiranë. Po si e parashikon ish-sulmuesi i Kombëtares Ylli Shehu, rrugëtimin kuqezi në këtë edicion europian? Shehu e mendon grup të kalueshëm. “Unë mendoj dhe besoj se trajneri Maran ka bërë zgjedhjet e tij teknike, të cilat ai i mendon si më të mirat. Natyrisht që i ka ndjekur të gjithë lojtarët në kampionatet ku luajnë, ata lojtarë që kanë më shumë minuta lojë në këmbët e tyre. Dhe për këto zgjedhje duhet ta përkrahim, me qëllim që ai të shpalosë idetë e tij në fushën e lojës”, kështu e nisi këtë bisedë ish-sulmuesi kuqezi Ylli Shehu, i cili për gazetën “Telegraf” tregoi edhe qëllimin që mund të ketë trajneri në përzgjedhjet e tij. “Natyrshëm që do ketë lojtarë të cilët nuk duhet të jenë në këto ndeshje të Ligës së Kombeve, por besoj se është momenti që të bëhen rinovime në skuadër dhe të promovohen emra të rinj, nga të cilët janë shumë që e meritojnë. Zgjidhje ka shumë, sikundër ishte thirrja e Etrit Berishës në portë, apo edhe e dy-tre emrave të rinj, ku veçoj Kristian Shpendin, një sulmues shumë i talentuar. Të gjithë ai i ka ndjekur dhe mendon se me këto zgjedhje do të bëjë më të mirën. Kështu veproi edhe dje para stërvitjes së parë, kur zëvendësoi Qazim Laçin me Feta Fetain”. Me këtë panoramë, që është vetëm nga lista e publikuar ditën e shtunë, Ylli Shehu mendon dhe beson se kundërshtarët janë të kalueshëm për Kombëtaren tonë. “Ne renditemi në vëndin e 67-të në FIFA, ndërsa skuadrat e tjera janë shumë më poshtë, dhe me sa kemi treguar në raport me këta kundërshtarët në grup, po të japim shpirtin në fushë të gjithë i kalojmë. Këtë unë e shoh si mundësi të arritur, nisur edhe nga synimi që tregoi vetë trajneri Maran në konferencën e shtypit, ku u shpreh se objektiv është vendi i parë në grup. Me lojtarët që kemi, janë të gjitha mundësitë”, ishte kjo biseda me ish-sulmuesin e Kombëtares, Ylli Shehu.
KATEGORIA E PARË-KAMPIONATI 79
Javë me 4 kartonë të kuq, me shkarkim trajneri dhe një në dyshim
Në ndeshjet e javës së katërt të Kategorisë së Parë “thyhet” rekordi. Në to u dhanë 4 kartonë të kuq, u shkarkua njëtrajner, si edhe erdhi një tjetër i ri. Kjo është panorama e ndeshjeve të javës së katërt, në të cilën kishte edhe disa dukuri, apo të veçanta. Sherif Idrizi u shkarkua nga Oriku dy ditë para ndeshjes me Burrelin, ndërsa Besëlidhja zyrtarizoi Klodian Duron pas shkarkimit të Elvis Plorit. Në 4 ndeshjet e ditës së dielë u dhanë respektivisht nga 1 karton i kuq, një numër që këtë edicion bëhet për rekord. Në këtë javë u shënuan edhe 11 gola, si dhe ndryshoi kreu u renditjes me Pogradecin kryesues, ndërsa e mbyll tabelën Oriku me asnjë pikë. Pas këtyre ndeshjeve, kampionati ndërpritet për ndeshjet e Kombëtares në Ligën e Kombeve, dhe do të rinisë më 11 tetor me sfidat e javës së 6-të. Ky kampionat nisi më 5 shtator 2026 dhe do mbyllet më 2 maj 2027.

2K-të e paqarta! Klevis Hima apo Klodian Duro trajner te Besëlidhja?
Rezultatet – Java 4
E dielë 20 shtator 2026
Pogradeci-Flamurtari 0-0
Besëlidhja-Besa 2-1
Iliria-Bylis 1-1
Kukësi-Korabi 3-0
Oriku-Burreli 0-1
Sopoti-Kastrioti 1-1
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Pogradeci 4 8
2.Besa 4 7
3.Korabi 4 7
4.Iliria 4 6
5.Bylis 4 6
6.Kukësi 4 6
7.Kastrioti 4 5
8.Sopoti 4 5
9.Burreli 4 5
10.Besëlidhja 4 4
11.Flamurtari 4 3
12.Oriku 3 0
QAZIM LAÇI ZËVENDËSOHET ME FETA FETAI
Portierë: Etrit Berisha, Alen Sherri, Mario Dajsinani, Simon Simoni
Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Adrian Ismajli, Marrash Kumbulla, Klisman Cake, Samuele Sinaj, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Stavro Pilo.
Mesfushorë: Kristian Asllani, Ylber Ramadani, Feta Fetai, Julian Shehu, Adrion Pajaziti, Anis Mehmeti, Ernest Muçi, Sabah Kerjota.
Sulmues: Myrto Uzuni, Rei Manaj, Kristian Shpendi, Mirlind Daku.
Trajner: Rolando Maran

FLASIN PROTAGONISTË
Ylber Ramadani, mesfushor
“Ndeshja me Bjellorusinë nuk është e lehtë, sepse çdo kundërshtar është i vështirë. Duhet të futemi shumë seriozisht, të ndryshojmë mentalitetin nga dy ndeshjet e fundit miqësore. Ta fitojmë këtë sfidë ”.
Rei Manaj, sulmues
“Shpresojmë që të gjithë çunat, edhe çunat e rinj, sulmuesit, mbrojtësit apo mesfushorët, në këto katër ndeshje të japim më të mirën dhe të shënojmë sa më shumë gola. Duhet vëndi parë në grup”.
LIGA E KOMBEVE 2026
LIGA C, GRUPI C1
Skuadrat Nd P
1.Shqipëria 0 0
2.San Marino 0 0
3.Bjellorusia 0 0
4.Finalanda 0 0
Ndeshjet e Shqipërisë
Datë 26 shtator 2026
Shqipëri-Biellorusi 20:45
Datë 29 shtator 2026
San Marino-Shqipëri 20:45
Datë 3 tetor 2026
Finlandë-Shqipëri 15:00
Datë 6 tetor 2026
Shqipëri-San Marino 20:45
Datë 12 nëntor 2026
Shqipëri-Finaldë 20:45
Datë 17 nëntor 2026
Biellorusi-Shqipëri 18:00




















