Uzuni: Goli më kishte munguar, nuk jam ende në 100 për qind të formës!

290
Sigal

Myrto Uzuni ishte më i miri në fushën e lojës në miqësoren ndaj Kosovës, duke dhënë një asist dhe duke shënuar një gol. Duke folur pas duelit sulmuesi beratas u shpreh se është i lumtur për golin, por më shumë është i lumtur që kaloi situatën e vështirë nga Koronavirusi.

“Goli më kishte munguar, por mund të them se ndihem mirë që e kalova situatën e vështirë pas koronavirusit. Nuk jam 100%, por mendoj se bëra mirë në krahun e majtë, kjo na dha rezultatin sot.

Kalimi te Ferencvaros? Kam kaluar te një ekip më i fortë dhe jam rritur shumë. Ndeshjet e radhës? Duhet të mendojmë fortë për ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve, për të marrë më të mirën.”, u shpreh Uzuni.